Pamje nga Durrësi dhe Korça

Sport

Superliga/ Teuta 'i fik dritat' Egnatias, i mposht 2-1 dhe i heq mundësinë e kreut! Skënderbeut 2-2 ndaj Bylis, Dinamo kryeson pas gjysmës së sezonit

15 Dhjetor 2024, 18:48| Përditesimi: 15 Dhjetor 2024, 19:53

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit ka zhvilluar këtë të dielë dy ndeshjet e mbetura për raundin e 18-të, që sollën fundin e gjysmës së sezonit. Teuta ka dalë te tri pikët, ndërsa Skënderbeu dhe Bylis barazuan 2-2. Pas këtij raundi është Dinamo dhe Vllaznia që kanë pikë të njëjta në krye të renditjes.

Në "Niko Dovana" të Durrësit skuadra e Teutës mposhti 2-1 miqtë e Egnatias. Boci pas katër minutave lojë zhbllokoi ndeshjen për ekipin e Edi Martinit, ndërsa pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Për t'u thekuar se në minutën e 37-të në stadium pati një ndërprerje të energjisë elektrike për pesë minuta. Fraksioni i dytë solli edhe golin e Tomës për durrsakët që u duk se siguruan pikët, por fundi ishte dramatik. Bakayoko rihapi ndeshjen në minutën e 81-të, ndërsa te rrogozhinasit Zajnullai gaboi dhe e dërgoi jashtë goditjen nga 11 metra, duke "flakur" një pikë për miqtë. Në fund Teuta fitoi 2-1 në shtëpi dhe me 22 pikë barazon AF Elbasanin.

Në stadiumin e Korçës, Skënderbeu dhe Bylis barazuan 2-2. Vendasit e Ernest Gjokës kaluan në avantazh të dyfishtë me golat e Rashicës dhe Charles, por pa mundur të mbajnë fitoren. Ballshiotët e Nevil Dedes u përgjigjën me Përgjonin dhe Berkon për të dalë me një pikë nga Korça. Bylis me 17 pikë ndodhet në pozitën e nëntë, duke lënë Skënderbeun me 15 pikë në vendin e fundit.

Pas kësaj jave është Dinamo dhe Vllaznia që kanë nga 31 pikë në renditje, por Blutë ndodhen në vend të parë për shkak të golavarazhit më të mirë. Në "Final 4" edhe Partizani dhe Egnatia me nga 30 pikë. Shihet një ekuilibër total në krye të renditjes.

Superliga, raundi 18-të:

E shtunë, 14 dhjetor 2024

16:30 Vllaznia 2-1 Laçi

19:00 Dinamo 2-1 Tirana

19:00 Partizani 2-2 AF Elbasani

E diel, 15 dhjetor 2024 - 16:30

Skënderbeu 2-2 Bylis

Teuta 2-1 Egnatia

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?