Sport

Superliga/ Tirana është 'gjallë', mposht 4-1 Laçin! AF Elbasani humbet shansin për 'Final 4', mbyllet java e 28-të

7 Mars, 08:37| Përditesimi: 7 Mars, 16:07

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit mbylli më 6 mars raundin e 28-të. Tri pikë për Tiranën dhe Bylisin, ndërsa AF Elbasani me barazimin 0-0 kundër Skënderbeut humbi shansin që të prekte zonën "Final 4".

Në "Niko Dovana" të Durrësit, Tirana e cila luante si vendase mposhti 4-1 Laçin. Bardheblutë që rrezikojnë mbijetesën dhe po vuajnë këtë sezon, treguan se janë "gjallë" dhe u imponuan me "poker". Mbrojtësi Kola shënoi që në minutën e pestë, para se Traore të barazonte për kurbinasit brenda pjesës së parë. Fraksioni i dytë ishte "zjarr" për Tiranën që shënoi tre herë me Jarmouni, Ernest dhe Ndrecën. Megjithë tri pikët, Tirana vijon të jetë në zonën e ftohtë, por këtë herë në play-out.

Paqe në "Elbasan Arena". Vendasit e AF Elbasanit barazuan 0-0 kundër Skënderbeut dhe humbën shansin që të preknin zonën "Final 4". Momenti kyç ishte në minutën e 77-të, kur Musta për vendasit gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, me sferën që u stampua në shtyllën e majtë pingule. Ivan Gvozdenovic u ndal nga ish-skuadra e tij, ndërsa korçarët e shohin veten në telashe.

Në stadiumin "Adush Muça" të Ballshit, vendasit e Bylisit fituan 1-0 kundër Teutës, duke "zhytur" durrsakët në fundin e ftohtë të renditjes. Pjesa e parë e ndeshjes nuk prodhoi gola, pa ekuilibër në fushë dhe një Bylis që e kërkoi më me ngulm golin. Përpjekjet e mallakastriotëve të Mezanit do shpërbleheshin në minutën e 53-të, kur Malomo do mposhte portierin Tafas dhe do vendoste tri pikët.

Superliga, raundi 28-të:

E mërkurë, 5 mars 2025

Egnatia 2–0 Dinamo

Vllaznia 2–0 Partizani

E enjte, 6 mars 2025

Bylis 1–0 Teuta 13:30

AF Elbasani 0–0 Skënderbeu 16:30

Tirana 4–1 Laçi 16:30 (Durrës)

Renditja:

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?