Foto ilustruese

Shëndeti

Suplementet e vajit të peshkut nuk janë aq të dobishme për zemrën

21 Korrik 2018, 03:55| Përditesimi: 21 Korrik 2018, 04:05

  • Share

Omega 3 që gjendet në suplementet e vajit të peshkut nuk janë aq të dobishme për zemrën sa është menduar, tregon hulumtimi i zhvilluar nga Rrjeti i pavarur Global Cochrane.

Sipas hulumtimit të Global Cochrane, rrjet i pavarur global që përfshin ekspertët nga fusha e shëndetit si dhe pacientët, tregoi se vetëm 1 në 1.000 persona që kanë marrë suplemente të Omega-3 kanë përfituar nga kjo në aspektin e vërtetë.

Në hulumtim janë ekzaminuar eksperimentet e bëra ndaj më shumë se 100 mijë personave dhe nuk u gjetën pothuaj se aspak dëshmi se suplementi i Omega-3 mbron zemrën.

Ekspertët ndërkohë duke vënë re se peshku i yndyrshëm është i dobishëm për shëndetin, sugjerojnë që të konsumohet peshk dy herë në javë nga të cilët një i yndyrshëm.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?