Ndërsa pritet që sot të gjitha partitë të dorëzojnë sot listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare, burime për Report Tv bëjnë me dije se Adnor Shameti nuk do të kandidojë më 25 prill.
Po sipas burimeve Shameti nuk do të jetë në listën e PS, pasi do të zëvendësohet nga Nasip Naço, i cili në këto zgjedhje është larguar nga LSI dhe i është bashkuar PS.
Rama do të ndjekë një strategji të ngjashme me të 2017-ës, pasi mësohet se drejtuesit politikë do të jenë në kufinj të listave. Drejtuesit politikë të qarqeve dhe figurat e tjera qendrore dhe vendore udhëheqëse të partisë që të mos e marrin si të mirëqënë praninë e tyre në Kuvend, janë vendosur në atë që quhet si “zona e diskutueshme e listës”.
Ora 24:00 është afati i fundit që kanë partitë politike për të zbuluar emrat e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit në të gjitha qarqet e vedndit. E para që ka dorëzuar listën me kandidatët e saj në KQZ është kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli. Nga renditja e emrave vihet re se Topalli, kryeson listën në 4 qarqe, si Durrësi, Tirana, Shkodra dhe Lezha.
Burime për Report Tv kanë konfirmuar deri më tani se të besuarit e Ramës dhe Bashës për të drejtuar fushatën në të 12 qarqet e vendit janë të konfirmuar për të qenë pjesë e listave, por do bëhen publikë gjatë ditës së sotme kur të dorëzohen në KQZ.
Lajmi kryesor: