LISTA E PLOTË E PS për 25 prillin/ Rama i 8-i në Durrës dhe Vlorë! Ikin Bushati, Lleshaj e Margariti! Fatmir Xhafaj dhe Mimi Kodheli në vende jo të sigurta

8 Mars 2021, 13:45| Përditesimi: 11 Mars 2021, 13:11

  • Share

TIRANË-Kryeministri Edi Rama do të kandidojë në Vlorë dhe në Durrës në vendin e 8-të duke u vendosur në kufi të bazës së mandateve që pritet të marrin, ashtu si dhe drejtuesit e tjerë politik të qarqeve duke u bërë njësh me ta. Rreth orës 23:10 numri dy i PS, Taulant Balla bëri publike listën e kandidatëve me të cilët do të përfaqësohet në zgjedhjet e 25 prillit. Shumica emra të rinj, ndërsa emrat e gardës së vjetër të PS  nuk janë vendosur në pozicione të sigurta në listë si Mimi Kodheli, Pandeli Majko apo Fartmir Xhafaj. 

Gjithashtu është vënë re mungesa të emrave të rëndësishëm në PS, si Elva Margariti, Sandër Lleshaj, Sadri Abazi, Elona Gjerbrea, Ditmir Bushati, Adnor Shameti, Senida Mesi, Anasta Angjeli. Në listën e PS janë edhe 5 emra nga opozita parlamentare që i janë bashkuar socialistëve si Halit Valteri Tiranë, Nimet Musai Fier, Klajdi Qama Berat, Ylli Shehu Tiranë dhe Enver Rroshi Elbasan edhe pse jo në pozicione të sigurta.

Me sloganin "Shqipëria, e ardhmja jonë", Partia Socialiste do të hyjë në garën e 25 prillit për të marrë minimumi 78 mandate dhe maksimumi 88! Ky është objektivi i PS-së nga këto zgjedhje, për të cilat kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se me skuadrën që ka formuar do ia dalë! Ai ka prezantuar ditën e sotme 'kokat e listave' për çdo qark, ku në ndryshim nga PD dhe LSI, kundërshtarë e tij në zgjedhje, kryeministri u shpreh se ai nuk do të renditet i pari, por në kufirin e objektivit bazë. Kjo për të dhënë mesazhin se ai nuk ka "frikë" nga zgjedhësit dhe radhën do ua lërë të rinjve.

Tirana do të kryesohet nga Najada Çomo dhe Luljeta Bozo, dy figura që kanë luajtur një rol thelbësor në përballimin e dy fatkeqësive me të cilat u përballë vendi, pandemia dhe tërmeti. Në 5 qarqe, më konkretisht Fier, Elbasan, Gjirokastër, Kurbin, Durrës janë emra të "vjetër" në PS, e ndërsa në 7 qarqet e tjera janë emra krejtësisht të rinj. Edhe pse tha se drejtuesit e qarqeve nuk do të jenë të parët në listë, përjashtim ka bërë me Lindita Nikollën, që mesa duket në rastin e saj, ka prevaluar fakti që ajo është një grua.

Theksin e vuri që lista nuk është e hartuar nga ai, por nga drejtuesit e qarqeve dhe për të përforcuar këtë deklaratë, ai shtoi se ka pasur propozime të tij që nuk i janë pranuar, pasi nuk janë vlerësuar si kandidatura të vlefshme. Me këtë listë, Rama tha se u njoh jo më larg se dje. Kriteret e vlerësimit të kandidatëve kanë qenë disa, duke nisur nga opinioni që ka media apo rrjetet sociale për ta deri te analiza e kundërshtarit. Ndalur këtu, te kundërshtari politik në këtë 25 prill, Rama nuk nguroi t'i ironizonte, duke thënë se avantazhi i tyre është se "zgjohen herët dhe flenë vonë", si edhe janë figura më të përgatitura.

'Kokat e listave' në 12 qarqe

  • Edona Bilali në qarkun e Shkodrës
  • Pranvera Resulaj në Vlorë
  • Greta Duraku në Kukës
  • Eni Zake në Korçë
  • Lavdrim Krrashi në Dibër
  • Hatixhe Konomi Berat
  • Najada Çomo dhe Luljeta Bozo në Tiranë
  • Erion Braçe në Fier
  • Evis Kushi në Elbasan
  • Mirela Kumbaro në Gjirokastër
  • Lindita Nikolla në Kurbin
  • Milva Ekonomi në Durrës

Objektivi i PS-së në çdo qark
Objektivi bazë është të fitojmë 78 mandate, objektivi maksimal 88 mandate

  • Shkodër objektivi bazë është 4 mandate dhe objektivi maksimal 5 mandate
  • Lezhë objektivi bazë është 3 mandate dhe objektivi maksimal 4 mandate
  • Dibër objektivi bazë është 3 mandate
  • Durrës objektivi bazë është 8 mandate ,objektivi maksimal 9
  • Tiranë objektivi bazë është 18 mandate, objektivi maksimal është 20
  • Kukës pretendojnë 2 mandate
  • Elbasan objektivi bazë është 8 mandate ,objektivi maksimal 9 mandate
  • Fier objektivi bazë është 10 mandate, objektivi maksimal 11 mandate
  • Berat objektivi bazë është 5 mandate, objektivi maksimal 6 mandate
  • Korçë objektivi bazë është 6 mandate, objektivi maksimal 7 mandate
  • Vlorë objektivi bazë është 8 mandate,  objektivi maksimal 9 mandate
  • Gjirokastër objektivi bazë është 2 mandate, objektivi maksimal 3 mandate

Ora 00:04
Nga Margariti, te Lleshja e Bushati, emrat që PS i la jashtë listave

Me zbardhjen e listave të PS të kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit kanë vënë re disa mungesa të emrave që kanë qenë kryesor në PS.

Elva Margariti, Sandër Lleshaj, Sadri Abazi, Elona Gjerbrea, Ditmir Bushati, Adnor Shameti, Senida Mesi, Anasta Angjeli janë disa prej mungesave të vënë re në listat e kandidatëve.

Ora 23:54
5 emrat e opozitës parlamentare bashkuar listës së PS

Në listën e PS për kandidatë e zgjedhje parlamentare të 25 Prillit është vënë re edhe një afrim i emrave të opozitës së re parlamentare, por askush në listë të sigurt.

Nga opozita parlamentare në listën e PS janë disa Halit Valteri Tiranë, Nimet Musai Fier, Klajdi Qama Berat, Ylli Shehu Tiranë dhe Enver Rroshi Elbasan  

Ora 23:47
Lista e PS-së në Berat/ Blendi Klosi 'në rrezik'! Ish-gjenerali Bardhyl Kollçaku në vend të sigurt

Blendi Klosi renditet i 5-ti në listën për qarkun e Berat, në një pozicion jo shumë të sigurt, duke reflektuar sfidën e PS-së, për të përmirësuar rezultatin e 2017. Objektivi maksimal në Berat, PS-së e ka vendosur sigurimin e 6 mandateve, e ndërsa ministri i Turizmit, Blendi Klosi është i pozicionuar në vendin e 5-të. Ndërkohë, në lista është përfshirë edhe ish-gjenerali, Bardhyl Kollçaku. Nga ana tjetër, Nasip Naço, i larguar së fundmi nga LSI-ja, është përfshirë në një vend të sigurt në vendin e 4-të.

Berat
1.      Hatixhe Konomi
2.      Bardhyl Kollçaku
3.      Fadil Nasufi
4.      Nasip Naco
5.      Blendi Klosi
6.      Sara Satka
7.      Jurgen pushi
8.      Klajdi Qama
9.      Rabushe Hoxha

Ora 23:41
Lista e PS-së në Durrës/ Rama i 8-ti, Lefter Koka ish-deputet i LSI-së i 7-i! Përfshihet edhe Rrahman Rrahja

Report Tv ka zbardhur listën e emrave të kandidatëve për deputet në qarkun e Durrësit. Ajo që vihet re është se kryeministri Edi Rama renditet i 8-të, e ndërsa Lefter Koka, i ardhur nga LSI-së është renditur në vendin e 7-të. Në listat, PS ka përfshirë edhe deputetin Rrahman Rrahja

Durrës
1.      Milva Konomi
2.      Alban Xhelili
3.      Jurgis Çyrbja
4.      Klodiana Spahiu
5.      Ilir Ndraxhi
6.      Rrahman Rrahja
7.      Lefter Koka
8.      Edi Rama
9.      Ana Dhamo
10.    Artan Bitri
11.    Kejda Bejaj Ferra
12.    Arkend Balla
13.    Denis Deliu
14.    Klementina Meçe
15.    Erjon Meka

Ora 23:41
Lista e PS në Fier, futet Petro Koçi, Gramoz Ruçi renditet i10-i

1615243634_petro.jpg

Në lista e kandidatëve në qarkun e Fierit të PS e kryeson Erion Braçe dhe i dyti PS ka futur një emër të ri atë të Petro Koçit, i cili është edhe zëvendës ministër i Mbrojtjes dhe renditet i dyti në vend të sigurt. Ndërsa Gramoz Ruçi është në vendin e 10 aq sa mandate PS synon në këtë qark, edhe pse objektivin maksimal Rama tha se e ka 11 mandate.

1.      Erion Braçe

2.      Petro Koçi

3.      Lindita Buxheli

4.      Bashkim Fino

5.      Baftiar Zeqo

6.      Antoneta Dhima

7.      Bujar Çela

8.      Ismet Beqiraj

9.      Tatjana Pirro

10.    Gramoz Ruçi

11.    Robert Bitri

12.    Mirza Petushi

13.    Arber Arapi

14.    Sokol Krasniqi

15.    Esiola Hoxha

16.    Erges Krakolli

17.    Adela Hysenaj

18.    Nimet Musai

Ora 23:30
Halit Valteri i 35-ti në Tiranë në listat e PS

Halit Valteri, deputet i ardhur nga listat e opozitës, ka kandiduar në zgjedhjet e 25 prillin n siglën e PS-së. Ai është renditur i në vendin e 35-të.

Ora 23:27
Lista e plotë e PS, Rama i 8-i në Durrës dhe Vlorë, jashtë listës Ditmir Bushati dhe Sandër Lleshaj! Fatmir Xhafa e Mimi Kodheli në listë por jo me vend të sigurta

Zbardhen emrat e plotë të kandidatëve të listave të PS. Ajo që vihet re është se Edi Rama kandidon i 8-i në Durrës dhe Vlorë, ndërsa ka mbetur jashtë liste Ditmir Bushati. Emrat e shumëpërfolur nëse do të futeshin apo jo si Fatmir Xhafa dhe Mimi Kodheli janë në lista por jo në pozicione të sigurta. Kodheli është në vendin e 21 në Tiranë, ndërsa Xhafa në vend të 23 po në Tiranë. Pandeli Majko renditet i 19-i

Shkodra

1.      Edona Bilali

2.      Paulin Sterkaj

3.      Benet Beci

4.      Ilir Beqaj

5.      Frrok Gjini

6.      Lela Berdica

7.      Pal Peraj

8.      Kristian shkreli

9.      Diana Muriqi

10.    Jona Leqejza

11.    Alda Mema

12.    Kabir Fishta

Kukës

1.      Gerta Duraku

2.      Petrit Malaj

3.      Halim Dauti

Lezhë

1.      Lindita Nikolla

2.      Eduart Nndreca

3.      Shpresa Marrnoi

4.      Gentian Malotaj

5.      Benard Balaj

6.      Eueda Molla

7.      Erjola Ndoci

8.      Gjon Ndoci

9.      Lina Guri

Dibër

1.      Lavdim Krrashi

2.      Aurora Marra

3.      Dionis Ymeri

4.      Melaim Damzi

5.      Spartak Koltraka

6.      Anisa Gjika

Durrës

1.      Milva Konomi

2.      Alban Xhelili

3.      Jurgis Çyrbja

4.      Klodiana Spahiu

5.      Ilir Ndraxhi

6.      Rrahman Rrahja

7.      Lefter Koka

8.      Edi Rama

9.      Ana Dhamo

10.    Artan Bitri

11.    Kejda Bejaj Ferra

12.    Arkend Balla

13.    Denis Deliu

14.    Klementina Meçe

15.    Erjon Meka

Berat

1.      Hatixhe Konomi

2.      Bardhyl Kollçaku

3.      Fadil Nasufi

4.      Nasip Naco

5.      Blendi Klosi

6.      Sara Satka

7.      Jurgen Pushi

8.      Klajdi Qama

9.      Rabushe Hoxha

Fieri

1.      Erion Braçe

2.      Petro Koçi

3.      Lindita Buxheli

4.      Bashkim Fino

5.      Baftiar Zeqo

6.      Antoneta Dhima

7.      Bujar Çela

8.      Ismet Beqiraj

9.      Tatjana Pirro

10.    Gramoz Ruçi

11.    Robert Bitri

12.    Mirza Petushi

13.    Arber Arapi

14.    Sokol Krasniqi

15.    Esiola Hoxha

16.    Erges Krakolli

17.    Adela Hysenaj

18.    Nimet Musai

Gjirokaster

1.      Mirela Kumbaro Furrxhi

2.      Laert Duraj

3.      Bledar Çuci

4.      Artemis Malo

5.      Kosta Garo

6.      Kjara Adhami

Elbasan

1.      Evish Kushi

2.      Klevis Xhoxhi

3.      Bsiaj Ajazi

4.      Desantila Tahiraj

5.      Sajmir Hasalla

6.      Florenc Spaho

7.      Luan Duzha

8.      Taulant Balla

9.      Albana Hana

10.    Enver Rroshi

11.    Briseida Gjoza

12.    Marsida Hyseni

13.    Shkelqim Bullari

14.    Kristaq Skenderi

15.    Endri Pepa

Korçe

1.      Eni Zaka

2.      Ilirian Pendavinji

3.      Blerina Gjylameti

4.      Ilir Topi

5.      Olta Xhaçka

6.      Niko Peleshi

7.      Edlira Bode

8.      Bledi Çomo

9.      Besa Spaho

10.    Dhora Dajko

11.    Arian Jaupllari

12.    Vasil Sterjovski

Tiranë

1.      Luljeta Bozo

2.      Najada Como

3.      Ervin Bushati

4.      Ogerta Manastirliu

5.      Arben Ahmetaj 

6.      Ulsi Manja

7.      Etilada Gjonaj

8.      Arben Pëllumbi

9.      Elisa Spiropali

10.    Belinda Balluku

11.    Toni Gogu

12.    Etien Xhafaj

13.    Ermonela Felaj

14.    Xhemal Qefalia

15.    Fidel Ylli

16.    Klotilda Ferhati

17.    Alqi Bllako

18.    Eduart Shalsi

19.    Pandeli Majko

20.    Plarent Ndreca

21.    Mimi Kodheli

22.    Dallendyshe Bici

23.    Fatmir Xhafa

24.    Ylli Shehu

25.    Alfred Mmuharremi

26.    Romina Kuko

27.    Edmond Rushi

28.    Spartak Braho

29.    Klodeta Dibra

30.    Ornaldo Rakipi

31.    Bora Muzhaqi

32.    Eljo Hysko

33.    Vaid Shaba

34.    Kledina Skendo

35.    Halit Valteri

36.    Tahir Muhedini

Vlorë

1.      Pranvera Resulaj

2.      Anduel Tahiraj

3.      Vullnet Sinaj

4.      Anila Denaj

5.      Niko Kuri

6.      Ilir Metaj

7.      Damian Gjiknuri

8.      Edi Rama

9.      Teuta Rama

10.    Ervis Mocka

11.    Alket Hyseni

12.    Laura Ferhati

Ora 22:59
Debate në mbledhjen e Kryesisë së PS

Debate në mbledhjen e Kryesisë së PS. Gazetari i Report Tv, Ermal Qori ka mësuar se mbledhja, ku pritet të zyrtarizohen emrat e kandidatëve të PS, nuk ka shkuar dhe aq paqësisht.

Ora 21:45
Ndryshime në PS, Olta Xhaçka kalon nga Dibra në Korçë

1609831419_xhacka.jpg

Drejtuesja politike me qarkun e Dibër, Olta Xhaçka duket se nuk do të kandidojë më në këtë qark por në Korçë. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se PS ka pasur ndryshime të minutave të fundit në lista ku e ka kaluar Xhaçkën nga Dibra në Korçë.

Ora 19:40
Pse Ditmir Bushati s’është në listën e kandidatëve për deputet në Shkodër? Rama: Yll është skuadra, jo individët (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama i pyetur përse Ditmir Bushati nuk është në listën për deputet në Qarkun e Shkodrës, tha se kjo është një betejë, ku ylli është skuadra e Partisë Socialiste dhe se kush ka dhënë më shumë, do të marrë më shumë dhe e anasjelltas.

“Në këtë betejë, yll është vetëm skuadra. Skuadra e PS është shumë më tepër se skuadra e deputetëve. Nëse çfarë kemi arritur e kemi arritur sepse kemi pasur një skuadër kompetitive, çfarë nuk kemi arritur apo nuk ka shkuar mirë duhet përsëri të adresohet në sensin e skuadrës, në sensin e vendosjes së qëllimeve të përbashkëta pa egoizma. Ata që kanë marrë më shumë, kanë për të dhënë edhe më shumë, me siguri. Ka një kohë për të marrë, ka edhe një kohë për të dhënë”, u shpreh Rama.

Ora 19:25
Rama: I bëmë ftesë Dritan Lelit për të kandiduar, nuk pranoi! Me të, pa të, ne do arrijmë objektivin në Vlorë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se kryebashkiakut të Vlorë, Dritan Leli ai i kishte bërë një ftesë për të kandiduar por që nuk e kishte pranuar Leli. Për këtë Rama tha se pavarësisht refuzimi të tij PS do të arrijë objektivat e veta në Vlorë. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të qenë kandidat për deputet në zgjedhje, pasi ai dëshiron të vijojë të jetë ende në drejtimin e Bashkisë Vlorë, ndërsa në media u fol se kjo ka nxitur një përplasje mes tyre.

“Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme, nuk ka fare rendësi se çmendon njëri dhe tjetri. Është e vërtetë që i propozova të bëhet pjesë e skuadrës nuk e ka parë të arsyeshme, me të pa të skuadra jonë do të arrijë objektin bazë”, tha Rama.

Ora 19:22
Avantazhi kryesor? Rama: Në ndryshim nga kundërshtari ne zgjohemi herët e flemë vonë! Jemi më të përgatitur se ata (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një nga avantazhet që ai mendon se e diferencon nga kundërshtari në këto zgjedhje.

" Nuk ka armë sekretë për të marrë 88 mandate, por nëse mund të veçoj një avantazh është se ne jemi shumë herë më të përgatitur sepse ne zgjohemi herët dhe flemë shumë vonë dhe nxjerrim mësime e përgatitem dhe për të arritur këtu sot nga pikëpamja organizative ne kemi qysh përpara se të dilte COVID-i që po punojmë", tha Rama.

Ora 19:07
Rama zbulon të parët në listë në të gjitha qarqet: S'i ndaja dot Çomon dhe Bozon në Tiranë! Braçe në Fier (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama zbulon të parët në listat e qarqeve.

Edona Bilali në qarkun e Shkodrës

Pranvera Resulaj në Vlorë

Greta Duraku në Kukës

Eni Zake në Korçë

Lavdrim Krrashi në Dibër

Hatixhe Konomi Berat

Najada Çomo dhe Luljeta Bozo në Tiranë

Erion Braçe në Fier

Evis Kushi në Elbasan

Mirela Kumbaro në Gjirokastër

Lindita Nikolla në Kurbin

Milva Ekonomi në Durrës

Ora 19:07
Rama: Synojmë 88 mandate, ja sa mandate kemi si objektiv në secilin qark (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka bërë një parashikim të pritshmërive të PS për secilin qark se sa mandate socialistët synojnë të arrijnë më 25 prill.

“ Objektivi bazë është të fitojmë 78 mandate, objektivi maksimal 88 mandate

Shkodër objektivi bazë është 4 mandate dhe objektivi maksimal 5 mandate

Lezhë objektivi bazë është 3 mandate dhe objektivi maksimal 4 mandate

Dibër objektivi bazë është 3 mandate

Në Durrës objektivi bazë është 8 mandate ,objektivi maksimal 9

Në Tiranë objektivi bazë është 18 mandate, objektivi maksimal është 20

Në Kukës pretendojmë 2 mandate

Në Elbasan objektivi bazë është 8 mandate ,objektivi maksimal 9 mandate

Në Fier objektivi bazë është 10 mandate, objektivi maksimal 11 mandate

Në Berat objektivi bazë është 5 mandate, objektivi maksimal 6 mandate

Në Korçë objektivi bazë është 6 mandate, objektivi maksimal 7 mandate

Vlorë objektivi bazë është 8 mandate,  objektivi maksimal 9 mandate

Gjirokastër objektivi bazë është 2 mandate, objektivi maksimal 3 mandate” tha Rama

Ora 18:59
Rama: Nuk do jem i pari në listë, por në kufirin e objektivit bazë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se do të jetë në listë në kufirin e objektivit bazë që është realizuar në zgjedhjet e tjera dhe jo në krye të listës.

“Çfarë kuptim ka që të jem në  vend të parë në Durrës dhe Vlorë. Unë do vendosem mes atyre për të realizuar objektivin bazë. Pikërisht pse jam udhëheqësi i partisë kam detyrën që të bëjë më shumë se të tjetër nuk do meritoja të rrija në këtë vend, nuk mund tu them drejtuesve të qarqeve ju shkoni luftoni në kufirin poshtë dhe unë po ju shoh nga lartë”, tha Rama.

Ora 18:50
Rama: Listat të hartuara nga drejtuesit e qarqeve, i mësova dje! Disa propozime të miat s'u pranuan (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se lista është hartuar nga drejtuesit politik në qarqe. Ai shprehet se ka ndërhyrë shumë pak, madje disa propozime të tij nuk janë pranuar.

"Unë vetë jam njohur dje dhe sot me draftet e formacioneve që kam ndihmuar me disa propozime poër kandidatë të rinj që jo në të gjitha rastet janë përfshirë, se drejtuesit përkatës kanë sjellë argumente bindës pse nuk duhen përfshirë si dhe kam koordinuar konsensusin për pak lëvizje nga qarku në qark në funksion të kërkesës së ndonjëri për të plotësuar profilin e skuadrës dhe sigurisht duke ndjekur me shumë vëmendje përmes fokus grupeve në çdo qark", tha Rama.

Ora 18:49
'Nga analiza e kundërshtarit te opinioni në media', Rama zbulon kriteret e vlerësimit për kandidatët (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar se cilat janë kriteret që ka marrë parasysh në vlerësimin e kandidaturave për zgjedhjet e 25 prillit.

"Në të gjithë formimin e kësaj skuadre kemi pasur në vëmendje karakteristikat e kundërshtarëve qasjet e tyre në probleme dhe ballafaqimin analitik mes lojtarëve. Pa diskutim, mbase juve ju surprizon, por e rëndësishme ka qenë mbledhje e analizave apo paragjykimeve të mediave, edhe në rrjetet sociale. Vetë dinamika është shumë e rëndësishme, por në fund, por jo për nga rëndësia, udhërrfyer për ne kanë qenë objektivat dhe mbi bazë të gjitha këtyre që thashë ne kemi përcaktuat objektivat për çdo qark dhe nivel kombëtar, skuadra do jetë mishërim i një përpjekje të sinqertë për të harmonizuar eksperiencën, burimet e brendshme me prurjet e reja që konvencionojnë mirë me nevojën e publikut, qoftë për fytyrat e reja, por ne nuk jemi vetëm të shohim zgjedhjet, por ne jemi forca që qeverisë dhe që do të qeverisë dhe ne duhet të vazhdojmë të garantojmë suksesin, ne nuk na lejohet që të bëjmë skuadra e programeve sa për të marrë vota se ne kemi detyrimin që të jemi shumë të qartë e konkret që të garantojmë rezultat e duhura të bashkëqeverisjes, me një skuadër të fortë në zgjedhje e qeverisje. Me një program të mirë në fushatë, por edhe për t'u zbatuar, skuadra janë produkt i propozimeve të drejtuesve të qarqeve, por këtë herë procesi ka qenë më i strukturuar", tha Rama.

Ora 18:48
Rama: Vetëndryshimi është në ADN e PS, ndalon plakjen dhe na bën të pakonkurueshëm në arenën politike (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka folur nga selia e PS në lidhje me listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit duke theksuar se fuqia dhe pika e fortë e socialistëve është vetëndryshimi dhe kjo ndalon pikërisht plakjen e partisë dhe bërjen e saj të pakonkuru4eshme në arenën politike të vendit

“Ne sot do të zyrtarizojmë formacionin e skuadrës tonë kombëtare për ndeshjen e 25 prillit. PS ka rilindur nga vullneti i posaçëm i vetëndryshimit që është në ADN e kësaj familje të madhe politike. Këtë e kishte si pikë referimi Fatos Nano më parë dhe unë jam përpjekur ta forcojë edhe më shumë se fuqia e vetëndryshimit e bën partitë të pa plakshme dhe të pa konkurueshme në arenën politike të Shqipërisë. Ne mbeti alternativa më e pëlqyer e shqiptarëve dhe as nuk jemi pa gabime dhe as më të mirët. Por më të mirë se ne nuk ka  pasi askush më mirë se ne nuk di të vetëndryshojë”, tha Rama.

Ora 18:48
Rama: Vendet e para të listave u duhet lënë të rinjve dhe grave, janë aktor të rëndësishëm në PS (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se vendet  e para të listave do u lihet të rinjve dhe grave pasi ato kanë një rol kryesor në ndryshimin e PS.

“Vendet e para të listave ne i kemi trajtuar si ballina e skuadrës, janë është e vërtetë, janë një pasqyrë jo e vogël e kredos dhe materialit që ka skuadra, ato janë të rëndësishëm për të prezantuar një pozicion në raport me publikun. Vendet e para në çdo listë u duhet lënë të rinjve dhe grave e vajzave që nuk janë enturazh në PS, por janë aktor të rëndësishëm të gjithë procesit tonë”, tha Rama.

Ora 18:37
Zbulohet slogani i PS-së në zgjedhjet e 25 prillit

Slogani i PS-së në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë "Shqipëria, e ardhmja jonë"!

Ora 17:10
Pas Eglantina Gjermenit, largohet edhe Musa Ulqini

1615225417_1576666274ulqini8.jpg

Musa Ulqini nuk do të jetë pjesë e listave të PS në zgjedhjet e 25 prillit. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se deputeti aktual i zonë së Belshit nuk do të jetë më pjesë e listave të socialistëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Largimi i emrit të tij pason pas largimit të Vasilika Hysit, Eglantina Gjermenit, Besnik Barajt, Sadri Vorpsi, të cilët nuk do të kandidojnë në këto zgjedhjet parlamentare.

Ora 16:22
Eglantina Gjermeni nuk futet në listat e PS! Rama: Një ndër aktivistet që mbrojti më shumë gratë dhe punoi për to

Eglantina Gjermeni nuk do të kandidojë më në listat e Partisë Socialiste. Vetë kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohje për kontributin e saj në përmirësimin e legjislacionit mbi barazinë gjinore.

“Mirënjohje gjithmonë në këtë Ditë të Gruas, dy bashkëpunëtoreve simbol të promovimit të legjislacionit mbi barazinë gjinore, të drejtat e grave, fëmijëve, minoriteteve dhe kundër dhunës ndaj gruas; dy aktivisteve shembullore të Shoqërisë Civile, që sollën në PS vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht e përfaqësuan PS me dinjitet e profesionalizëm, në Kuvend e në Qeveri, Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni”, thekson Rama.

Më herët, largimin nga politika e kanë njoftuar edhe Vasilika Hysi, Besnik Baraj dhe Sadi Vorpsi, të cilët kanë theksuar se i kanë lënë vend prurjeve të reja në PS. Gjithashtu Eglantina Gjermeni ka konfirmuar pas javë më parë në një intervistë për Report Tv se është emëruar kryetare e nënkomisionit për barazinë gjinore në Asambleja Parlamentare e KE, ku do të punojë për barazisë gjinore dhe përfaqësimit të grave e vajzave në vendimmarrje dhe jetën publike.

Ora 14:25
Dy kandidatet e reja të PS-së për deputete, Çomo dhe Bozo shfaqen me lule në duar tek selia e PS-së

Dy kandidaturat e Partisë Socialiste për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, doktoresha Najada Çomo dhe inxhinierja Luljeta Bozo janë parë mesditën e sotme në selinë rozë me lule në duar.

Po ashtu me një tufë lulesh në duar, teksa po futet brenda selisë së PS-së është parë edhe ministrja e Shtetit Elisa Spiropali, e cila pritet të konfirmohet si pjesë e listë së kandidatëve për deputet në PS.

1615210346_1615209554page.jpg

Ora 09:44
Surpriza në PS, Shameti s'do kandidojë për deputet në zgjedhje, zëvendësohet nga Nasip Naço! Drejtuesit e qarqeve në fund të listës së sigurtë

Ndërsa pritet që sot të gjitha partitë të dorëzojnë sot listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare, burime për Report Tv bëjnë me dije se Adnor Shameti nuk do të kandidojë më 25 prill.

Po sipas burimeve Shameti nuk do të jetë në listën e PS, pasi do të zëvendësohet nga Nasip Naço, i cili në këto zgjedhje është larguar nga LSI dhe i është bashkuar PS.

Rama do të ndjekë një strategji të ngjashme me të 2017-ës, pasi mësohet se drejtuesit politikë do të jenë në kufinj të listave. Drejtuesit politikë të qarqeve dhe figurat e tjera qendrore dhe vendore udhëheqëse të partisë që të mos e marrin si të mirëqënë praninë e tyre në Kuvend, janë vendosur në atë që quhet si “zona e diskutueshme e listës”.

Ora 24:00 është afati i fundit që kanë partitë politike për të zbuluar emrat e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit në të gjitha qarqet e vedndit. E para që ka dorëzuar listën me kandidatët e saj në KQZ është kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli. Nga renditja e emrave vihet re se Topalli, kryeson listën në 4 qarqe, si Durrësi, Tirana, Shkodra dhe Lezha. 

Burime për Report Tv kanë konfirmuar  deri më tani se të besuarit e Ramës dhe Bashës për të drejtuar fushatën në të 12 qarqet e vendit janë të konfirmuar për të qenë pjesë e listave, por do bëhen publikë gjatë ditës së sotme kur të dorëzohen në KQZ.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 09/03/2021 00:15

    Ne vlore ke ven njerez qe sjan te denje por ke per ta pare qe do te humbesh goxha mandate

    Përgjigju
  • ajofier: 09/03/2021 00:09

    bravo o Rama. Ne fier ke vene ne liste baftjar zeqon qe populli e do. Sa here ka qene ai ne zyre gjithmone ja ka ngritur telefonin kujtdo dhe i ka pritur te gjithe ne zyre. suksese do fitoni. vetem qorrat skane sy te shikojne sa pune eshte bere. keta qe shajne qeverine ose flasin kodra pas bregu te tipit geron xhafaj, i them rrini dhe kater vite opozite dhe mesoni tabelen e shumezimit jeni qe jeni.

    Përgjigju
  • Leli: 08/03/2021 23:06

    Ngàdo ta kapesh, kjo eshte lista e Rames dhe as qe pyet per te tjeret. Vini re si pergjigjet kur e pyesin per Lelin apo Bushatin. Nuk ka rendesi emri apo personi, por "skuadra". Nese ka rendesi skuadra, aperse nuk pyeti skuadren e partise? Por i ben listat vete qerratai. Kur vjen puna per justifikim, fap nxjerr rendesine e skuadres. Porse ai vete eshte individ dhe jo skuader. Ehu, kujt ia merrte mendja se do katandisesh Shqiperia me keq se koha e komunizmit sa i perket zgjedhjeve.

    Përgjigju
  • Bardhi: 08/03/2021 22:28

    Duhet me patjeter ta kishe perfshir Cim Ramen ne listen e Vlores.AI eshte zoteri burre me peshe dhe influence ne Lumin e Vlores.Ke humbur nje hambar votash Edi.Suksese gjithsesi

    Përgjigju
  • ymeri: 08/03/2021 20:31

    HAPE thesin o edi rama,,,mos i kurse parate per kete popull,,,,gezoje qe dhe ai te te gezoje ty,,,te jape voten,,,pune ke bere,,por duhet te punosh me shume dhe me fort...////

    Përgjigju
  • Durrsaku: 08/03/2021 20:11

    Bravo ju lumte e fituat edhe sot 5 mij lekshin ju komentusit e Sotshem hajdeni te zyrat e PD te beni terhiqni leket. Bravo bravo e hodhet poshte qeverin.

    Përgjigju
  • VLONJATI: 08/03/2021 20:09

    MOS E HIQ LELIN NGA VLORA,,,SE ESHTE NJERI I MIRE,,N.Q.S. KA ANKESA MESOJE SESI TE PUNOJE ME INXHINJERE E TEKNIKE ....///AI ESHTE NJERI POZITIV DHE PO E HOQE ATE DHE PO VURE ATE PISIN QENDRO ,,ATE HAJDUTIN E UNAZES TE TIRANES QEE COI KM/20 MILION EURO,,,DO MARRESH OPINGEN E SHEROS NE VLORE,, ....

    Përgjigju
  • Rinjani: 08/03/2021 19:20

    Ti mund te pretendosh edhe 140 deputete ne endrratve tua po me kete fukarallek qe ka plas cep me cep as 50 deputete sdo maresh dit o karafil.Te duket vetja shume i zgjuar po do e shikosh kesaj here kur te ulesh me kemb ne toke.

    Përgjigju
  • HDR: 08/03/2021 18:17

    He nxirini edhe ju ato legenat e korruptuar qe ju ndjekin nga pas.

    Përgjigju
  • Fatmir: 08/03/2021 16:35

    Aman ore mos na harron geron xhafen ta vesh per kandidat se na fike fare. Do ikni me turp kesaj rradhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?