Rama: I bëmë ftesë Dritan Lelit për të kandiduar, nuk pranoi! Me të, pa të, ne do arrijmë objektivin në Vlorë (VIDEO)

8 Mars 2021, 19:25| Përditesimi: 8 Mars 2021, 21:09

  • Share

Kryeministri Edi Rama tha se kryebashkiakut të Vlorë, Dritan Leli ai i kishte bërë një ftesë për të kandiduar por që nuk e kishte pranuar Leli. Për këtë Rama tha se pavarësisht refuzimi të tij PS do të arrijë objektivat e veta në Vlorë. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të qenë kandidat për deputet në zgjedhje, pasi ai dëshiron të vijojë të jetë ende në drejtimin e Bashkisë Vlorë, ndërsa në media u fol se kjo ka nxitur një përplasje mes tyre.

“Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme, nuk ka fare rendësi se çmendon njëri dhe tjetri. Është e vërtetë që i propozova të bëhet pjesë e skuadrës nuk e ka parë të arsyeshme, me të pa të skuadra jonë do të arrijë objektin bazë”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

LISTA E PLOTË E PS për 25 prillin/ Rama i 8-i në Durrës dhe Vlorë! Ikin Bushati, Lleshaj e Margariti! Fatmir Xhafaj dhe Mimi Kodheli në vende jo të sigurta


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?