Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Vulini është vetëm njëra nga lidhjet e Beogradit me Moskën, vetëm njëri nga ndërmjetësit që bëjnë bashkë Vuçiçin e Putinin.
Shefi i shërbimeve sekrete të Serbisë, ish-ministri i brendshëm dhe aleati kryesor e kyç i Vuçiqit është sanksionuar sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk na bëhet qejfi që në pozita qeverisëse në Serbi ka kriminelë, sepse ne si Kosovë nuk dëshirojmë të keqen e askujt. Qejfi do të na bëhej po të kishim politikanë të përgjegjshëm, mendjehapur dhe të pakorruptuar te të gjithë vendet fqinjë.
Sipas tij, Aleksandar Vulin përdor pozitat publike për të mbështetur Rusinë, për të lehtësuar aktivitetin malinj të saj në Ballkanin Perëndimor Rusisë që degradon sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe i ofron Rusisë një platformë për të përhapur më tej ndikimin e saj në rajon”.
"Aleksandar Vulin bartës i pozitave kyçe në shtetin serb akuzohet për avancimin e korrupsionit brenda institucioneve serbe, trafikimin e armëve e krimin e organizuar transatlantik e më e rëndësishmja "përdorimi i pozitave publike për të mbështetur Rusinë, për të lehtësuar aktivitetin malinj të Rusisë që degradon sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe i ofron Rusisë një platformë për të përhapur më tej ndikimin e saj në rajon”.
Vulini është vetëm njëra nga lidhjet e Beogradit me Moskën, vetëm njëri nga ndërmjetësit që bëjnë bashkë Vuçiqin e Putinin. Kohët e fundit Vulini kishte marrë pjesë dhe në “konferencën e sigurisë” të organizuar në Moskë. Kjo është thjesht prova dhe dëshmia e radhës se Serbia, për sa kohë udhëhiqet nga një politikë e pa-demillosheviqizuar, shërben si vegël e Rusisë për destabilizim të Ballkanit" shkruan në ‘Facebook’.
Më tej ai thotë se Vulin është promotor kryesorë të idesë të "Botës Serbe", frymëzuar nga ideja e “Botës Ruse”.
Klika e përfaqësuar nga Vuçiçi e Vulini e aleatët e tyre janë sputnikë të Kremlinit edhe pse vazhdimisht luajnë lojën e “të paangazhuarve”. Me rëndësi është dhe të kujtojmë që Vulini, i sanksionuar sot nga SHBA-të, njihet dhe si një nga promotorët kryesorë të idesë të "Botës Serbe", frymëzuar nga ideja e “Botës Ruse”.
Në korrik 2021, Vulin thoshte: “Që Bota Serbe të bëhet, Serbia duhet të jetë e suksesshme ekonomikisht, të udhëhiqet mirë, të ketë një ushtri që është e aftë ta ruajë atë dhe serbët pa marrë parasysh se ku jetojnë. Për të ruajtur një Serbi të tillë duhet të bëjmë gjithçka për të vazhduar politikën e Aleksandër Vuçiqit”.
Ende deri më sot Vuçiçi dhe udhëheqësit e Serbisë nuk janë distancuar nga projekti kërcënues “Bota Serbe”, nuk janë distancuar nga Rusia, nga krimet e të shkuarës, e as nga Millosheviqi. Ata ende udhëhiqen nga politikat e proklamuara nga Vulini, që sot u sanksionua nga SHBA.
Lajmi kryesor:
SHBA sanksionon ish ministrin e Brendshëm serb, Aleksandët Vulin: I përfshirë në korrupsion e krim të organizuar! I sekuestrohen të gjitha pasuritë
S.G/ReportTv.al