ITALI - Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho, së bashku me zëvendëstrajnerin Pablo Zabaleta, ndoqën mbrëmjen e së dielës ndeshjen Milan 0-1 Atalanta, e zhvilluar në stadiumin “San Siro”.
Stafi teknik i Kombëtares vëzhgoi nga afër paraqitjen e kapitenit kuqezi, Berat Gjimshiti, pjesë e formacionit të Atalantës. Mbrojtësi shqiptar u aktivizua për 59 minuta, por u detyrua të lërë fushën për shkak të një dëmtimi.
Veç Beratit, pak ditë më parë stafi kuqezi ndodhej në Porto ku ndoqi paraqitjen e Enea Mihaj, kapitenit të Famalicaos.
Stafi kuqezi do të vijojë vizitat në klubet evropaine, për të ndjekur dhe biseduar nga pranë futbollistët e Kombëtares në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.
Komente
