Sylvinho dhe Zabaleta në 'San Siro'

Sport

Sylvinho e ndjek në stadium, dëmtohet Berat Gjimshiti

21 Prill, 16:14| Përditesimi: 21 Prill, 16:17

  • Share

ITALI - Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho, së bashku me zëvendëstrajnerin Pablo Zabaleta, ndoqën mbrëmjen e së dielës ndeshjen Milan 0-1 Atalanta, e zhvilluar në stadiumin “San Siro”.

Stafi teknik i Kombëtares vëzhgoi nga afër paraqitjen e kapitenit kuqezi, Berat Gjimshiti, pjesë e formacionit të Atalantës. Mbrojtësi shqiptar u aktivizua për 59 minuta, por u detyrua të lërë fushën për shkak të një dëmtimi.

Veç Beratit, pak ditë më parë stafi kuqezi ndodhej në Porto ku ndoqi paraqitjen e Enea Mihaj, kapitenit të Famalicaos.

Stafi kuqezi do të vijojë vizitat në klubet evropaine, për të ndjekur dhe biseduar nga pranë futbollistët e Kombëtares në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?