Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, foli pas fitores 0-1 të Shqipërisë në Serbi. Ai tha se ky është një hap i madh për objektivin, por kërkon që t'i mbajë të tijtë me kembë në tokë, duke thënë se janë edhe dy ndeshje për t'u luajtur.
"Tri pikë janë shumë të mira. Jemi në garë dhe një moment të bukur për të festuar. Manaj humbi penallti në sfidën në Tiranë, por rëndësi ka që t'u japim besimin e duhur dhe ata e dinë çfarë të bëjnë.
Zgjedhjet në fushë, Uzuni, Manaj dhe Broja që nuk po shkëlqen...
Unë dua të komplimentoj të gjithë futbollistët. Futbolli është i vështirë, Broja bëri mirë kundër një mbrojtësi si Pavlovic për sa kohë ishte në fushë. Uzuni luajti shumë mirë në një kundër një. Manaj shpërbleu besimin. Të gjithë kanë bërë një ndeshje shumë të mirë.
U diskutua e ardhmja juaj pas këtij takimi. Tani që fituar, a do i shkarkoni ju të tjerët?
Ma kanë bërë në Shqipëri këtë pyetje dhe dje ma bëri edhe një gazetar serb. Do përgjigjem njësoj. Për atë mendoj unë. Jam koshient për punën dhe përgjegjësinë që kemi. Janë edhe dy ndeshje. Të ardhmen e vendos unë.
Puna e trajnerit...
Ndeshjet janë bërë të mira dhe kemi një raport të mirë me gazetarët. Puna e tyre është që të nxjerrin diçka.
Rasti i humbur në fund nga Nedim Bajrami?
Ishte i zhgënjyer. Kur u fut në fushë i thashë që të gjente portën dhe të godiste. Edhe portieri u vendos mirë dhe e ndaloi. Kishte rritëm të mirë Bajrami.
Mesazhi për tifozët e Kombëtares që po festojnë...
Jam krenar për të gjithë. Është një dedikim për të gjithë. Na mungojnë edhe dy takime, kemi shumë për të bërë dhe kemi rrugë para sepse gjithçka është e hapur. Kjo nuk ka ndodhur në historinë e Shqipërisë. Kjo fitore është për gjithë kombin. Një dedikim edhe për Hamdi Salihin", tha Sylvinho.
Lajmi kryesor:
Botërori 2026/ Serbia gjunjëzohet në shtëpinë e saj, goli i Manajt çon Shqipërinë në 'qiellin e shtatë'! 'Shpërthen' festa në të gjithë vendin
S.Dh/E.H/ReportTv.al
