Tabaku: Ashtu si në Elbasan, ka kompani fiktive edhe në Fier e Tiranë që kanë përfituar nga afera inceneratorëve! Alibeaj: Kemi denoncuar me fakte këtë megakorrupsion

15 Dhjetor 2021, 13:56| Përditesimi: 15 Dhjetor 2021, 14:27

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha në një deklaratë për mediat se ashtu si në inceneratorin e Elbasanit edhe në Fier e në Tiranë ka kompani fiktive të krijuara për të përfituar para nga inceneratorët. Sipas Tabukut, afera e inceneratorëve është zbuluar vetëm 10% dhe ka informacione të tjera që do PD do t’ja vendosë në dispozicion SPAK.

‘Departamenti anti-korrupsion në PD në 2015 tha s epo ngrihet një procedurë koncesioni nga asgjëja. Pse nuk janë para drejtësisë, ministrat, zyrtarë të lartë të PS-së dhe persona të përfshirë në këtë proces. Krimi më i madh është për inceneratorin e Tiranës. Përfaqësues të PD-së kanë shkuar atje dhe kanë treguar se çfarë po ndodh, jemi sulmuar në mënyrë mafioze dhe kriminale. Kontrata e inceneraorit të Tiranës sipas KLSH shkon nga 79 mln euro në 400 mln euro. Është kontrata më abuzive. Ashtu siç janë hapur kopani fiktive për inceneratorin e Elbasanit, ku përfitues ishte Lefter Koka, ashtu është hapur edhe për Fierin dhe për Tiranën. Alqi Bllako deputet i PS-së, familja e tij ka marrë para si nënkontraktor. Megjithëse emra të ndryshëm i bashkon një zyrë, një zyrë që sot i janë vënë çelsat. Afera e inceneratorëve është zbuluar vetëm 1/10 e saj. Kemi informacione pafund, që do t’ja vendosim në dispozicion edhe SPAK. S’ka ambicie kush e heton, por të çohen para drejtësisë ato që kanë përfituar nga kjo aferë. Nuk jemi të kënaqur me Lefter Kokën, nuk duhet të mbyllet me Lefter Kokën por të vazhdojë edhe më tej.’- tha Tabaku.

Nga ana tjetër nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se PD ka denoncuar sipas tij me prova e fakte aferat e inceneratorit të Fierit, Tiranës dhe të Elbasanit.

‘Për secilën nga tre inceneratorët, Elbasanit, Fierit, Tiranës kemi shkuar në dyert e SPAK-ut për të depozituar kallëzime penale. Me prova, me fakte, me arsyetim ligjor. Ky është detyrimi ynë politik dhe qytetar.  Tre kallëzime penale, voluminoze, në arsyetim, prova dhe fakte. Ajo çfarë ka ndodhur për Fierin. Hapen në nëntor të 2015 procedura në Mbrostar, aty ku është vendosur varreza e inceneratorëve. Brenda ditës duke shkelur të gjitha procedurat, hapet me një urdhër 751 të 25 nëntorit 2015, ngrihet komisioni menjëherë dhe fillon procedurat.  Dërgohen shkresat, ish-Ministri i Financave Shkëlqim Cani, e refuzoi. E dini të gjithë se çfarë ndodhi me ish-Ministrin e Financave. E larguan.

Më 18 korrik 2016 u hap gara për këtë incenerator. Nuk kishin marrë dakordësinë e Ministrisë së Financës. E marrin një muaj më vonë dhe në një muaj kishte ndodhur një ngjarje, kishte ikur Shkëlqim Cani, kishte ardhur Arben Ahmetaj. Pas kësaj gjithçka ecën me shpejtësi duke shkelur të gjitha rregullat, hapat, detyrimet ligjore.

Procedura ishte ajo e një tenderi ndërkombëtar por që u hap brenda vendit. Absurd logjik. Paraqitet ajo që inicionte koncesioni, një shoqëri që kishte marrë një bonus 10%, në tender nuk merr pjesë, shoqëria që kishte marrë bonusin.

Futet një kompani “Tagrated Technology Services & Energy”, 28 milionë euro.  Tre ditë, pas lidhjes së kontratës konçesionare, saktësisht 26 tetor 2016, Shoqëria Konçesionare kërkon dhe njofton miratimin tek autoriteti kontraktor, përfundimisht edhe me një shoqëri tjetër “Ndërtim – Montim Patos”, vetëm për 20 mijë lek e blenë dhe merr inceneratorin që në përfundim shkon në 28 milionë euro të futur në xhep.

Tani që flasim, inceneratori nuk është në ndërtim, nuk është në funksion. Para 3 muajsh u helmua Fieri, qytetarët e Fierit. E mbani mend edhe gjënë tjetër që sot dhe një vit më parë atë se çfarë Rama tha, do të ishte në funksion të plotë.  Inceneratori nuk u vu në ndërtim, qytetarët u helmuan, paratë u vodhën. 28 milionë.’- tha Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Arrestimi i ish-ministrit/ Basha: Lefter Koka, bishti i aferës, Rama përfituesi! Mblodhi Qeverinë në 'skenën e krimit'! Mbështesim drejtësinë pa ekuivok (VIDEO)


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?