Tabaku: Depozitova në Kuvend 4 projektligje, do i shtohen edhe 3 të tjerë! Sot sistemi politik është perfeksionuar në të keq

12 Dhjetor 2022, 18:47| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 21:20

  • Share

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur në seancën plenare se përpos 4 projektligjeve të depozituara në Kuvend do t’i bashkëngjiten edhe 3 të tjera. Deputetja shprehet se sistemi politik sot është kthyer në perfeksionimin e së keqes dhe se është më keq se 10 vite më parë.

“Kam depozituar në Kuvend 4 projektligje që do i bashkëngjiten 3 të tjerë. Besoj që 5 pika kryesore dua t’i theksoj edhe këtu.

  • Kompani pa pronar.
  • Krijimin e sistemeve të mëdha publike në raport me BE.
  • Evidentimi i përgjegjësisë personale për çdo nëpunës civil.
  • Luftë ndaj teknologjisë me pastrimin e parave.
  • Ndryshim të ligjit të përgjegjësisë materiale.
  • Në fund të ditës këto janë thjesht ligje, por sot pas 10 vitesh çfarë nuk funksionon?
  • Sot sistemi është më keq se 10 vite më parë.

Ditët e  fundit doli informacioni se një ish ministër ishte i përfshirë i aferës inceneratorëve. Kur kam kërkuar informacion për këtë mora përbaltje nga muri socialist.

Tani, askush nuk do t’ia dijë si dolën dhe pse dolën këto të dhëna. Por ajo që po shohim për muaj është një shtet i cili nga i keq është perfeksionuar si i tillë.”- tha Tabaku.


Lajmi kryesor:

Goditja me grusht/ 'Rithemelimi: Rama do eliminimin e opozitës! Berisha: Jam dëshmi e gjallë që s'mposhtemi! Spiropali: Kthehu pas në kohë e kujtohu ç'ke bërë


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?