Politikë

Tabaku: Komisioni për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura, është antikushtetues dhe në shkelje të rregullores së Kuvendit

29 Shtator, 13:19| Përditesimi: 29 Shtator, 13:46

  • Share

 

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka hedhur akuza ndaj mazhorancës se po shkel rregulloren e Kuvendit.

Gjatë fjalës së saj, Tabaku tha se komisioni parlamentar për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura, është antikushtetues dhe në shkelje të rregullores së Kuvendit.

“Grupi Parlament i PD ka kërkuar një mocion për kryetarin e Parlamentin dhe një mocion me debat për programin e qeverisë dhe një interpelancë për programin e qeverisë për integrimin në BE.

Mendoj që duhet të fokusohemi tek kërkesat që u diskutuan në Konferencën e Kryetarëve..

Ne e patëm një debat në Konferencën e Kryetarëve për përgjegjësinë e Komisioneve Parlamentare. Komisioni për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura është antikushtetues dhe në shkelje të rregullores së Kuvendit. Ka vetëm një Komision përgjegjës, ashtu si e thotë rregullorja në nen 37 dhe 38, Komisioni Përgjegjës, mban përgjegjësi për raportimin e institucioneve. Nuk ka komisione parlamentare të rëndësi së parë dhe të dytë, të gjithë kanë të njëjtën rëndësi”, tha Tabaku.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PD braktis sallën: Ktheni debatin për programin qeverisës! Të rinjtë e PS: Na lini të flasim! Miratohet Kalendari i Punimeve


A.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?