Takimi i Ramës me Melonin në Vlorë, media italiane: U diskutua për ndërtimin e një centrali bërthamor në Shqipëri

15 Gusht 2023, 15:22| Përditesimi: 15 Gusht 2023, 17:10

  • Share

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, mbërriti pasditen e djeshme në Vlorë, për pushime me familjen, ndërsa ka zhvilluar edhe një takim informal me kryeministrin Edi Rama në rezidencën qeveritare.

Media italiane ‘Quotidiano.net’, ka zbuluar detaje rreth një sërë çështjeve që janë diskutuar ndërmjet dy liderëve dhe që përfshijë të dy vendet.

Sipas medias italiane, temë kryesore e diskutimit ishin investimet italiane në vendin tonë dhe e ardhmja e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Por një tjetër temë që është diskutuar ka qenë edhe mundësia e ndërtimit të një centrali bërthamor në territorin shqiptar.

‘Çështjet politike që prekin dy brigjet e Adriatikut, nga prania (masive, deri tani) e sipërmarrësve italianë te emigracioni, nga lufta në Ukrainë tek e ardhmja e Shqipërisë në BE, ishin disa nga temat që u diskutuan në bisedën joformale. Po ashtu u diskutua edhe çështja e gazsjellësit nënujor të Adriatikut, hipoteza e ndërtimit të një centrali bërthamor në territorin shqiptar dhe vlerësimi i bumit turistik që ka sjellë qindra mijëra italianë në Shqipëri.’- shkruan ndër të tjera media italiane.

Por Shqiptarja.com nuk ka arritur që të konfirmojë se çfarë është diskutuar në takimin joformal.

Vizita e Melonit në Vlorë, vjen në një moment kur mediat italiane i kanë kushtuar shumë artikuj turizmit në vendin tonë, ndërsa këtë vit shumë italianë kanë preferuar që pushimet t’i kalojnë në Shqipëri. Kreu i qeverisë ka bërë me dije se po arrihet shifra rreth 500 mijë italianë që kanë vizituar Shqipërinë këtë vit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • myslimoni: 17/08/2023 07:11

    italia ka pasur 2 centrale dhe i ka mbyllur qysh ne 1990...dhe i thone ketij hales tone,,,,beje centralin se do te japim leke..nuk e di ky hale qe nje shperthim aty,vdesin mijera njerez dhe vdes turizmi per 100. vjet...

    Përgjigju
  • pirhd: 16/08/2023 09:36

    Berisha e ka fajin, Rama sdi gje

    Përgjigju
  • Eda: 16/08/2023 07:08

    Cfare tjeter do nxjerresh o llum? Po behesh me i ndyre se sala nga dita ne dite

    Përgjigju
  • Jali: 16/08/2023 03:19

    Pra serish ke Berisha qe donte me nderru centrale berthamore.

    Përgjigju
  • Iris: 16/08/2023 01:08

    Per termete kerkon inshurence te detyruar nga nje ane,kurse nga ana tjeter kerkon centr.berthamor.E harrojti Fukushimen? Ne kemi mjaftueshem Diell e ere te plotesojne kerkesat per energji,cdo gje tjeter eshte ose e tepert(si en.atomike),ose e perkohshme dhe e pamjaftueshme ( si uji e gazi).

    Përgjigju
  • Pioner: 16/08/2023 00:04

    Rama nuk ka cfare jep me shume per shqiperine … Meloni merr H2O per ne Puglia ku ka shume arberesh dhe ju shkon dhe uji me tuba , centrali Berthamor do Uje , nese ndertohet Korca dhe liqeni do ishte nje opsion shume i mire edhe pse shqiperia ska nevoje per central Berthamor pasi jemi komb qe kemi qene ne shenjester te Europes qe te na zhdukin , Melonit thuaj na jep bashke me greqine 20-30 te tokave qe kishin mercenaret Albanez andej mesjete se nuk lufton askush pa lekë … Central berthamor do ishte mire vetem ne skaje pra qytete si Pogradec apo Korce zona te tjera nuk ja vlen …

    Përgjigju
  • Roko: 15/08/2023 21:02

    Mbreti me veshje trasparente kjo ideja...

    Përgjigju
  • Ani: 15/08/2023 19:12

    Ta ndertoje ndonje nga miqte e qeverise, Fusha, Salillari apo i ngjashem. Me te njejten cilesi qe nderojne rruget ????????

    Përgjigju
  • Natevere: 15/08/2023 17:36

    Edhe Saliu kishte endrra berthamore dikur...

    Përgjigju
  • Lok: 15/08/2023 17:34

    Prandaj ai perqafimi dmth... E pra, edhe nje central berthamor na duhet dhe ta mbyllim kete pune, se ky vend thjesht ka marre fund. Jepi, shkaterroje kete vend.

    Përgjigju
  • Mos o zot: 15/08/2023 17:16

    Po si Fukushima ne Japoni

    Përgjigju
  • Mario: 15/08/2023 16:28

    nje tap gjigand shqiptar qe do e kthente vendin tone ne lider te prodhimit energjetik te paster

    Përgjigju
  • myslimoni: 15/08/2023 16:26

    nuk ka bum turistik me central berthamor...te rente pika mu ne koke o edi rama...te vdekshin te gjithe femijet ishallah..

    Përgjigju
    • pyet gregun: 16/08/2023 09:40

      nuk ka femije te vetet akoma. Jane te te tjereve

    • tsni: 15/08/2023 19:23

      Myslimon kari

  • Arbëri: 15/08/2023 16:20

    Hahahahahaha central bythemorë nga pleshtat

    Përgjigju
    • Durresi: 15/08/2023 19:13

      Tani e nxorri veten proprio lider po budalla

  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?