Kandidati i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi një bashkëbisedim me profesionistë të lirë, të rinj e të reja të qytetit të Vlorës.
Takimi u organizua në një format të veçantë dialogimi, ku të pranishmit treguan interes për të ndarë me Gjiknurin ide mbi zhvillimin e mëtejshëm të qytetit dhe integrimin në këtë proces të të gjithë aktorëve që operojnë në qytet.
"Të gjithëve na bashkon dëshira për zhvillimin e mëtejshëm të Vlorës, dëshira për të patur përfaqësues që punojnë krah nesh, për ne. Dëshira që Vlora të jetë qyteti që kishte arsyen e vetme që ne edhe pse shkuam jashtë për të studiuar, u kthyem në Vlorë për të jetuar", u shpreh Kejda Bregaj.
Deputetja, Pranvera Resulaj, e pranishme në takim, pohoi se:
"Damian Gjiknuri, si një eksponent politik, ka qenë vazhdimisht një mbështetje për këdo në qytet. Ne duhet ta mbështesim Damian Gjiknurin, pasi ai do të na e kthejë pas, si një zë i fortë kontributin që do t'i japim."
Gjiknuri, i'u përgjigj interesimit të profesionistëve mbi faktin se kur e ka nisur angazhimin e tij politik, pyetje të cilës Gjiknuri i'u përgjigj se "rrugën time politike e kam nisur në vitin 2005, pikërisht në kohën kur Partia Demokratike në parlament formonte qeverinë e re. Partia Socialiste ishte në opozitë, kohë kur shumë iknin nga partia, ndërsa unë atëherë u bëra pjesë e pandarë e PS, duke e cilësuar kohën e duhur për të dhënë kontributin tim në parti. Është pjesë e karakterit tim që kur të tjerët ikin, unë vij".
Pyetjes se çfarë mund të bëhet për të rinjtë e qytetit dhe si të bëhen ata faktorë të jetës në qytet, Gjiknuri i'u përgjigj duke theksuar se,
" Vlora është epiqendër zhvillimi, me aeroport, me port marine, Vlora që ka një të ardhme të jashtëzakonshme. Të gjitha këto perspektiva zhvillimi kanë patjetër nevojë të të rinjtë e këtij qyteti, të cilët do të zhvillojnë profesionet e tyre. Kapacitetet turistike që do të zhvillohen, do të kërkojnë patjetër programe të cilat do t'i nxisin të rinjtë për tu bërë pjesë e këtij zhvillimi, duke qendruar në Vlorën ku do ndërtojnë të ardhmen e tyre".
Në fund të takimit, profesionistët e lirë, i dhuruan Gjiknurit një pikturë ku pasqyrohej harta e Vlorës, me mbishkrimet e tyre mbi hapsirat e lira në hartë të shtrirjes gjeografike të Vlorës.
Komente
