Pas ftesës së ministrit të Jashtëm turk për një takim në Tiranë, ka reaguar ministria e jashtme. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Alexandros Papaioannou konfirmon se nuk ka asnjë ftesë zyrtare nga Turqia, por në rast se do të ketë atëherë Greqia do e pranojë për të diskutuar e negociuar.
“Ministria e Jashtme Greke nuk ka marrë asnjë ftesë nga Ministria e Jashtme Turke në lidhje me të. Greqia, siç dihet, ka shprehur gatishmërinë e saj për t’iu përgjigjur, në rast të një ftese përkatëse nga pala turke, në bazë të Ligjit Ndërkombëtar mbi caktimin e zonës së EEZ dhe shelfit kontinental.”- tha Papaioannou.
Pak më parë Cavusoglu zbuloi ftesën e kryeministrit Rama që Turqia dhe Greqia të takohen për negociata në Tiranë, me të cilën ai i ka bëri thirrje Dendias të pranojë ftesën e Ramës.
Lajmi kryesor:
Tensionet në Mesdhe/ Zbulohet roli i Kryeministrit Rama, ministri i Jashtëm turk fton Greqinë për bisedime në Tiranë! Reagon Athina: Do bëhen në Stamboll në 25 janar
K.T./ReportTv.al