Politikë

'Vajzat dhe gratë do ta prezantojnë bufin me ‘Noc Rrokun’, Rama flet për problemet teknike gjatë takimit: Ishte plasja e syrit të keq

11 Prill, 19:44| Përditesimi: 11 Prill, 20:09

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama, nga takimi me vajzat dhe gratë ditën e sotme tha se këto takime do të vijojnë dhe në 12 qarqet e vendit.

Ai tha se do të jenë gratë dhe vajzat që do ta prezantojnë bufin duke iu referuar kreut të PD Sali Berisha, me Noc Rrokun.

‘Me 60 për qind të grave dhe vajzave dhe 40 për qind të burrave dhe djemve ne do bëjmë shumicën që i duhet vendit në 2030. Shqipëria do të bëhet zonjë vetëm kur të bëhet zonjë anëtare e BE. Dhe e ka dashur që të jemi ne ata që fati na e ka dhënë në dorë yllin që na takon ta ngjisim në majën e BE.  Për problemet teknike na falni, ai ishte syri i keq që plasi. Po këto takime që janë bërë me do ti bëjmë në të 12 qarqet me të gjitha gratë anëtare të PS dhe do ndezim zjarrin më të madh femëror në historinë e zgjedhjeve dhe do të jenë gratë dhe vajzat që do ta prezantojnë bufin me Noc Rrokun’, tha ai.


Lajmi kryesor:

PS nis fushatën/ Rama: Më 12 maj këneta merr disfatën më të madhe që nga ’97! Deklarata befasuese: Në 2030 kryeministre grua


S.B/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?