Kronikë

Takimet e modeleve me bosët e krimit në qeli/ Muça zbulon detajin në burgun e Drenovës: U shemb muri, nga dhoma e takimit u kalua te intimja! Basha: Ligji u lejon vetëm gratë

16 Korrik, 22:32| Përditesimi: 17 Korrik, 01:27

  • Share

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur një verifikim të brendshëm në të gjitha burgjet e vendit në lidhje me zbatimin e rregullave për takimet speciale. Shkak lidhur me këtë u morë nga një takim i të dënuarit përjetë Laert Haxhiut me një modele të njohur nga Kosova, Ziza Pajaziti pak ditë më parë.

Lidhur me këtë u diskutua edhe ditën e sotme, në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ku gazetari Flogert Muça tha se të dënuarve nuk u ndalohen marrëdhëniet intime në burgje, por ato duhet që të bëhen vetëm në rastet kur personi është me status i martuar.

Muça përmendi edhe një rast në burgun e Korçën, ku sipas tij u prish muri i dhomës së takimeve normale për të kaluar në dhomën ngjitur që ishte ajo e takimeve speciale.

 ‘Unë mora informacion si procedohet për të kryer vizita tek njerëzit e dënuar nga familjarët kjo është e lejuar nga ligji, për rastet në fjalë si dihet si janë prezantuar zonjushat. Ata mund të jenë në një marrëdhënie intime me personat në fjalë, ne nuk e dimë këtë. Të dënuarve nuk ju ndalohet gjë tjetër përveçse lirisë, pra nuk u ndalohet që të kryejnë marrëdhënie seksuale, po ka një procedurë se si merret leja, aplikohet edhe nëpërmjet e-Albania, por ne nuk dimë statusin e asaj në raport me atë tjetrin. Nëse burgjet kthehen në bordello siguria pastaj ka rënë. Ligji lejon takime me të afërm por jo takime speciale, po hetohet për një rast se në burgun e Korçës është prishur muri dhe kanë kaluar nga dhoma e takimeve normale në atë speciale. E ka çuar në Prokurori Zyra e Burgjeve’, tha ai.

Edhe eksperti për Çështjet e Sigurisë Faik Basha, ndau të njëjtin opinion me Muçën. Ai tha se nëse i dënuari është i martuar ose ka bashkëjetuar kur ka qenë jashtë, ligji ja lejon që të bëjë takime speciale në burg.

‘Ligji se ndalon takimin edhe në burgun e grave, por takimet e zgjatura janë në varësi të institucione për mundësinë që kanë ato për te krijuar kushte. Ligji thotë i dënuari nëse plotëson kushtet që të jetë i martuar ose bashkëjetesë atëherë mund të lejohet. Pra paraqitet certifikata e martesës. Çështja e vizitës se ka të ndarë gjininë, pra mashkull ose femër por tek takimi i zgjatur hyn vetëm ai që mund të jetë bashkëshort dhe bashkëjetuese dhe as miku dhe as mikesha’, tha ai.  

Ish-prokurori Ervin Karanxha, tha se është bërë një kufizim për takimet speciale, të cilat kanë qenë 24 orë, ndërsa tani janë bërë 5 orë.

‘Rregullorja e burgjeve e tregon takimi me familjet dhe të afërmit dhe miqtë dje kanë të drejtë që të takohen 4 herë në muaj. Ajo mund të jetë edhe mike ne këtë se dimë. Personi ka të drejtë të takojë edhe një femër dhe janë ato vendet e posaçme. Për mua mund të ketë shkelje administrative, por jo penale pra shpërdorim detyrim. Por në parim ata mund të futen në burg. Është bërë një kufizim për takimet speciale, sepse më para kanë qenë 24 orë dhe tani e kanë bërë 5 orë’, tha ai.

Avokati Leonard Karaj tha se problemi më i madh në burgjet në vend sot është përdorimi i celularit.

‘Problemi qëndron tek mjetet e tjera të ndaluara me ligj që në burgje qarkullojnë, si celularë dhe mjete të tjera dhe në disa burgje në atë të Fushë Krujës kishte ndarje të kategorisë, qelitë e katitë të dutë ishin ata që ishin si më të fortë. Dhe kjo ndodh nga administrata e burgut unë e shoh këtu problemin dhe jo tek ajo vajza që shkon dhe takon Laertin. Çdo burg në Shqipëri ka edhe rregulloren e vet të brendshme, të cilat ndryshojnë nga njëri burg në burgun tjetër’, tha ai.  

Ora 22:57
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, ish- prokurori Ervin Karanxha në 'Repolitix': Bizneset duhej të njoftoheshin kohë më parë

 

Ish-prokurori Ervin Karanxha, u ndal dhe tek aksioni për lirimin e hapësirave publike. Ai tha se bizneset kanë marr leje të përkohshme nga bashkia, por leja duhet që të rinovohet çdo 1 vit.

Ai tha se bizneset duhej të njoftoheshin kohë më parë për këtë aksion. 

‘Ka një pjesë që thonë kemi paguar taksa për leje provizore të cilët duhet që të rinovohen njëherë në vit. Dhe tani është vlerësuar se kjo është e paligjshme. Mirë do të ishte që të bëhej rinovimi i lejes për një vit, por duhej që ti thuhej pronarëve që mos bëni investime por e shfrytëzoni deri në këtë afat kohor sepse do të prishet kjo që ke vendosur. Ata s’janë të paligjshëm por kanë marr një leje paraprak’, tha ai.

Një koment e pati edhe lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili paralajmëroi ndjekje penale për punonjësit e Kasastrës që kanë legalizuar shtesat në bare dhe në hapësira publike.

‘Legalizimet në pronë publike nuk lejohen, ai që e ka bërë do të mbajë përgjegjësi. Kallëzimi në rastin konkret do të vij nga kryeministria. Shpërdorimi i detyrës është akuza që rëndon ndaj zyrtarit që ka legalizuar shtesat në hapësirat publike’, tha ai.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?