Takimi i dytë mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe FSHF-së, grupet e punës diskutojnë për protokollin e masave

12 Maj 2020, 12:20| Përditesimi: 12 Maj 2020, 14:31

  • Share

Në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë është mbajtur sot takimi i dytë mes përfaqësuesve të kësaj të fundit dhe Federatës Shqiptare të Futbollit për rinisjen e lojës më populloren në vendin tonë.

Në takim, nga grupet e përbashkëta të punës, është diskutuar për pika të veçanta të protokollit të masave, që janë lënë porosi nga takimi i parë, i zhvilluar të shtunën.

Në ditët në vijim priten edhe vendimet, që me shumë gjasa do të konsistojnë në lejimin e stërvitjeve me datë 18 maj, diçka tashmë e lejuar dhe me ligj.

Ora 21:37
Rifillimi i futbollit, FSHF takim me Presidentët e Kategorisë Superiore

1589313289_fshf.jpg

Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë ditën e nesërme një mbledhje me të gjithë Presidentët e Kategorisë Superiore për të diskutuar mbi opsionet e rifillimit të futbollit.

Kjo mbledhje vjen pas punës së kryer nga stafi i FSHF për përgatitjet mbi rifillimin e garës futbollistike në vend, e cila do të mbahet në orën 11:00 pa pjesëmarrjen e mediave. Ekspertët mjekësorë të Federatës kanë përgatitur një protokoll i konsultuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në dy takimet e zhvilluara ditët e fundit.

Në ditët në vazhdim Federata do të zhvillojë takime me të gjithë anëtarët e saj.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?