Takimi i nesërm në Ohër, Escobar dhe Osmani: Presim rezultate pozitive, por Serbia përpiqet të dëmtojë dialogun

17 Mars 2023, 11:58| Përditesimi: 17 Mars 2023, 11:59

  • Share

1679050770_hkk.JPG

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pret rezultat pozitiv në takimin e nesërm në Ohër, mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Sidoqoftë, ajo thekson se çdo tendencë e Serbisë për të penguar marrëveshjen përmes kushtëzimeve e dëmton dialogun.

Pas takimit me të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për dialogun, Gabriel Escobar të premten, Osmani, tha se Kosova angazhohet në dialog me përkushtim të plotë dhe qasje konstruktive.

“Republika e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet në dialog me përkushtim të plotë dhe qasje konstruktive, siç ka bërë për gjatë gjithë këtij procesi dhe sidomos tani duke kuptuar momentumin e rëndësishëm që paraqet takimi në Ohër. Ne besojmë fortë se një marrëveshje e drejtë, qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ku trajtohemi si dy shtete të barabarta është e vetmja mënyrë për të siguruar paqe afatgjate, stabilitet dhe prosperitet në rajon. Kosova shkon drejt Ohrit me këtë mendësi si dhe shpresë për një rezultat pozitiv. Çdo tendencë nga Serbia për të penguar këtë rezultat përmes kushtëzime mund të dëmtojë pastaj tërësisht procesin e dialogut”, tha ajo.

Në konferencën për media, Osmani tregoi pritjet e saj për marrëveshjen me Serbinë në bazë të planit të Bashkimit Evropian, ku tha se e njëjta do t’i sjell rezultate konkrete dhe të prekshme Kosovës.

Në anën tjetër, ajo tha se marrëveshja bashkë me aneksin e zbatimit duhet të miratohen në Kuvend, ku përmendi nevojën edhe për konsensus brenda partive politike.


Lajmi kryesor:

Escobar vizitë në Kosovë, takim me Osmanin: Presim rezultate pozitive në Ohër! Vuçiç: Serbia nuk firmos


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?