Takimi i Ramës me McGonigal, Veliaj: Kryeministrat takohen me zyrtarë të lartë, nuk mbajnë përgjegjësi për shkelje që bëjnë këta persona

2 Shkurt 2023, 22:06| Përditesimi: 2 Shkurt 2023, 22:41

  • Share

I ftuar në studion e ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla në Report TV, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj foli edhe për kallëzimet e bëra për 21 janarin dhe akuzat e opozitës për takimet e kryeministrit, Edi Rama me ish zyrtarin e lartë të FBI-së.

Ai tha se Rama nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet që bëjnë më tej persona të cilët i takon. Ndërsa shtoi se takimi i Ramës me McGonigal nuk mund të krahasohet aspak me ngjarjen e 21 janarit ku vdiqën 4 persona.

“Një nga zyrtarët që mund të kemi takuar mund të ketë degraduar dhe të ketë bërë gabimet e veta. Kryeministrat takojnë zyrtarë të lartë. Dhe neve puna na e cakton një gjë të tillë.  Po të jetë ky mëkati më i madh i Edi Ramës, ai qenka qelibar. Nëse kjo është akuza më e madhe që i bëjnë atij, të dish ti sesi do sillet një njeri pas disa viteve është pa kuptim. Kurse kjo tjetra është për plumba dhe viktima. Të krahasosh natën e zezë të vrasjeve me ditën kur janë takuar zyrtarë të lartë është vërtet të tallesh me inteligjencën e njerëzve”- u shpreh Veliaj.


Lajmi kryesor:

Veliaj në Report Tv: Trafiku në Tiranë do lirohet pas përfundimit të ‘Unazës së Madhe’! Punimet u bllokuan nga opozita! Fluks ndërtimesh? Kryebashkiaku: 25% blihen nga të huajt


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?