Politikë

Takimi për bujqësinë në Cërrik, Rama: Diskutojmë nga afër këndvështrimet për zhvillimin rural, disa gjëra janë jashtë ‘rrezes’ së vëmendjes

2 Korrik, 13:37| Përditesimi: 2 Korrik, 14:27

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me sipërmarrës, fermerë dhe ministrat në Cërrik, ku në fokus është bujqësia. Kreu i qeverisë thotë se janë mbledhur për të diskutuar më nga afër këndvështrimet e tyre dhe problematikat që lidhen me sektorin. Kreu i qeverisë tha se gjatë fushatës elektorale, kanë ndjerë nevojën e qytetarëve për t’u afruar më shumë dhe për t’i dëgjuar për aktivitetin e tyre në fshat.

“Arsyeja pse jemi mbledhur këtu sot ka të bëjë me nevojën tonë për të dëgjuar nga më afër dhe në mënyrë më të strukturuar këndvështrimet tuaja sipas fushave të ndryshme të aktivitetit në këtë territorin, hapësirën e madhe të zhvillimit rural, ku gjatë gjithë periudhës së fundit të kontakteve intensive me njerëzit në fshat, për shkak të procesit elektoral kemi krijuar ndjesinë që jemi në nevojën për t’u afruar më shumë dhe për të dëgjuar më shumë nga jeta e përditshme reale e njerëzve që jetojnë dhe punojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre të sipërmarrjes në fshat. Në mënyrë sporadike kemi mundur të informohemi për gjëra që në pamjen e parë janë të thjeshta, por janë jashtë rrezes së vëmendjes dhe të leximi nga ana e qeverisë dhe strukturave tona vendimmarrëse dhe shkaktojnë konsum të madh energjie dhe patjetër edhe konsum të pafrytshëm të kohës suaj që është edhe koha e vendit.

Nuk dua të hyj në detaje, por dua të them që arsyeja pse e kemi ndërtuar këtë diskutim dhe tryezë të përbashkët diskutimi në një formë tjetër është sepse duam që diskutimi të shtrihet në çdo detaj dhe që opinioni juaj të mund të shtjellohet plotësisht në një hapësirë informale pasi kjo mesa kuptoj unë ka munguar dhe na mungon. Pas këtij diskutimi do të mundohemi të gjejmë rrugët se si ky kontakt i vazhdueshëm të jetë më i frytshëm dhe më garantues për dëgjimin e zërit tuaj dhe më i dobishëm në funksion të politikave dhe vendimmarrjeve tona.”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Në ‘skaner’ bujqësia, Rama: Linjë kredie 250 mln €, duhet një sipërmarrje rurale e fuqishme! Kritika kryebashkiakëve: Jeni shkëputur nga fshati


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?