Ekspertët e ekonomisë në PD, Jorida Tabaku dhe Dorian Teliti thanë se taksa e sheshtë prej 9 % që ka në programin e PD do të sjellë rimëkëmbjen e ekonomisë dhe uljen e informalitetin në vend. Teliti tha se objektivi është vendosja e ekonomisë shqiptare ne shinat e zhvillimit, ndërsa tabaku tha se kjo do të sjellë fuqizimin e shtresë së mesme, që është dhe taksapaguesi më i rregullt.
"Ulja e menjëhershme e taksave është zotimi ynë. Ky nuk është objekti ynë por instrumenti që do të sjellë rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare dhe rikthimi në shinat e zhvillimit. Ne angazhohemi të heqim taksën progresive mbi pagat duke e vendosur atë të sheshtë 9 % nga 13% që është sot duke ruajtur fashën prej 30 mijë lekëve pa u tatuar. Ne kemi vendosur një tavan që të gjitha taksat dhe tarifat lokale të mos e kalojnë këtë tavan", tha Teliti.
"Rama taksoi shtresën e mesme, uli taksat për oligarkët. Paketëm e ndihmës e përdorën klientët e Ramës, jo biznesi i mesëm e i vogël. Ne mendojmë për eliminimin e çdo mbështetje speciale që u është dhënë bizneseve në këtë kohë. Një taksë e sheshtë do të çojë në ulje të menjëhershëm të informalitetit dhe do të sjellë fuqizimin e asaj shtese që është gjobitur dhe që është taksapaguesi më i rregullt", tha Tabaku.
Lajmi kryesor:
Sulmet ndaj programit të PD-së, Basha: Rama e Ahmetaj, shkatërruesit e ekonomisë! U trembën nga plani ynë ekonomik dhe më sulmojnë (VIDEO)
//ReportTv.al