Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët tha se koha e qeverisë Rama ka mbaruar dhe se me programin që PD ka prezantuar fiton e gjithë Shqipëria, por humb vetëm Rama. Basha tha se plani i PD nuk ka premtime, por angazhime konkrete. Sulmet e bëra ndaj kryedemokratit, Basha i cilësoi si gajasje bajate pasi Rama e di që është i humbur më 25 prill.
Sulmet që kryeministri Rama i ka bërë programit ekonomik të PD duke e cilësuar sei 'program pa bosht dhe shtyllë kurrizore', për Bashën janë sulme që bëhen për të mbyllur dështimin e ekonomisë në këto 8 vite.
Basha tha se Rama e Ahmetaj janë përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë dhe largimit të rinisë nga vendi. Basha tha se programi ekonomik i PD i ka trembur duke nisur sharjet dhe denigrimin e figurës së tij.
"Ne kemi vite që paraqesim ofertën tonë dhe jo premtime. unë nuk bëj premtime, PD nuk bënë premtime, ky që është shpalosur dhe do të vijojë të shpaloset është angazhim dhe plan pune konkret. Është ky plan pune në qendër të të cilit janë hallet e qytetarëve të shkaktuar në 8 vite nga keqqeverisja e Ramës. Ky plan është detajuar si dhe reformat që duhet të ndërmerren që në 4 vite të dalin rezultate konkrete dhe jo premtime të kota si në këto 8 vite nga Rama. Me këtë plan përfitojnë të gjithë vetëm njëri nuk fiton, me këtë plan humb Edi Rama. Me sulmet e dala boje ndaj meje tregojnë se koha e tij ka mbaruar më 25 prill Rama do të humb, Shqipëria do të fitojë. Nuk merrem me një qeveri që kanë 8 vite që premtojnë dhe si mbajnë, ka 8 vite që dështojnë, Rama dhe Ahmetaj i shollën Shqipërisë taksa të larta, shkatërrimin e ekonomisë dhe largimin e rinisë. Sulmet ndaj meje janë intensifikuar pas prezantimit të planit tonë ekonomik, pasi është në plan konkret punë që nuk u bënë 8 vite", tha Basha.
Në bashkëpisedim ishin të pranishëm edhe ekspertët e ekonomisë në PD, Jorida Tabaku dhe Dorian Teliti thanë se taksa e sheshtë prej 9 % që ka në programin e PD do të sjellë rimëkëmbjen e ekonomisë dhe uljen e informalitetin në vend. Teliti tha se objektivi është vendosja e ekonomisë shqiptare ne shinat e zhvillimit, ndërsa tabaku tha se kjo do të sjellë fuqizimin e shtresë së mesme, që është dhe taksapaguesi më i rregullt.
VIDEO/Konferenca e plotë e Lulzim Bashës
Apeli i ambasadores Yuri Kim që partitë politike të kenë kandidatë 'të pastër', për Lulzim Bashën duket se nuk prek PD-në pasi ai ka vetëm një përgjigje për këtë se të gjithë e dinë se kush i futi kriminelët në politikë.
"Të gjithë e dinë se kush i solli kriminelet në politikë dhe kush u dha pushtet dhe kush vuri interesat personale mbi ato te shqiptarëve. Rama dhe vetëm ai do të humb më 25 prill", tha Basha.
Sulmeve që kryeministri Rama i ka bërë programit ekonomik të PD, për Bashën janë sulme që bëhen për të mbyllur dështimin e ekonomisë në këto 8 vite. Bahsa tha se Rama e Ahmetaj janë përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë dhe largimit të rinisë nga vendi. Basha tha se programi ekonomik i PD i ka trembur duke nisur sharjet dhe denigrimin e figurës së tij.
"Nuk merrem me një qeveri që kanë 8 vite që premtojnë dhe si mbajnë, ka 8 vite që dështojnë, Rama dhe Ahmetaj i shollën Shqipërisë taksa të larta, shkatërrimin e ekonomisë dhe largimin e rinisë. Në 8 vite kishin ekonominë në dorë dhe punuan vetëm për një grusht njerëzish. Këta janë arsyeja që të rinjtë largohen nga vendi dhe familjet kanë më pak para në xhepat e tyre dhe shtresa e mesme taksohet më shumë se në çdo vend tjetër të Ballkanit. Këto janë arsyeja pse kosto e jetës është rritur me 40 %. Kur s'ka bilanc sigurisht që do të shajë e denigrojnë dhe të sulmojë programin tonë të punës dhe më pas ta kopjojë, pasi një kopjac i keq nuk e kalon provimin, ai nuk e kupton në radhë të parë. Sulmet ndaj meje janë intensifikuar pas prezantimit të planit tonë ekonomik, pasi është në plan konkret punë që nuk u bënë 8 vite", tha Basha.
Ekspertët e ekonomisë në PD, Jorida Tabaku dhe Dorian Teliti thanë se taksa e sheshtë prej 9 % që ka në programin e PD do të sjellë rimëkëmbjen e ekonomisë dhe uljen e informalitetin në vend. Teliti tha se objektivi është vendosja e ekonomisë shqiptare ne shinat e zhvillimit, ndërsa tabaku tha se kjo do të sjellë fuqizimin e shtresë së mesme, që është dhe taksapaguesi më i rregullt.
"Ulja e menjëhershme e taksave është zotimi ynë. Ky nuk është objekti ynë por instrumenti që do të sjellë rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare dhe rikthimi në shinat e zhvillimit. Ne angazhohemi të heqim taksën progresive mbi pagat duke e vendosur atë të sheshtë 9 % nga 13% që është sot duke ruajtur fashën prej 30 mijë lekëve pa u tatuar. Ne kemi vendosur një tavan që të gjitha taksat dhe tarifat lokale të mos e kalojnë këtë tavan", tha Teliti.
"Rama taksoi shtresën e mesme, uli taksat për oligarkët. Paketëm e ndihmës e përdorën klientët e Ramës, jo biznesi i mesëm e i vogël. Ne mendojmë për eliminimin e çdo mbështetje speciale që u është dhënë bizneseve në këtë kohë. Një taksë e sheshtë do të çojë në ulje të menjëhershëm të informalitetit dhe do të sjellë fuqizimin e asaj shtese që është gjobitur dhe që është taksapaguesi më i rregullt", tha Tabaku.
Ik o derdimen se nuk trembet njeri nga planet patetike te pd. E pame sa e kenaqe tiranen kur ishe kryetar bashkie
PërgjigjuPastori telit bark derri boon lo*e derrin. Ky thes me kasht sështë as për roje vreshte jo mo ekonomist. Obo bo teliti karallo.
PërgjigjuHaha Teliti nje buf pule ben planin ekonomik
Përgjigju