Taksa e fjetjes në hotel, këshilltarët e opozitës bllokojnë miratimin e Paketës Fiskale në Sarandë

27 Nëntor, 16:18| Përditesimi: 27 Nëntor, 16:44

  • Share

Këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Sarandës kanë bllokuar miratimin e Paketës Fiskale, pas konstatimit të një takse që, sipas tyre, është në kundërshtim me ligjin. Konkretisht, bëhet fjalë për taksën e fjetjes në hotele, e cila, edhe vitin e kaluar, ka qenë më e lartë nga sa parashikohet në ligj.

Opozita ka kërkuar që kjo taksë të rishikohet dhe të përshtatet me kuadrin ligjor. Përfaqësuesit e drejtorisë juridike në bashki kanë shpjeguar se Paketa Fiskale nuk ka pësuar ndryshime krahasuar me një vit më parë dhe se miratimi i saj vitin e kaluar ka qenë në përputhje me ligjin.

Megjithatë, këshilltarët e opozitës insistuan për një pushim të mbledhjes, në mënyrë që taksa të ndryshohej dhe të përputhej me normat ligjore. Refuzimi i kësaj kërkese nga ana e bashkisë dhe këshilltarëve të mazhorancës solli një reagim të ashpër nga opozita, e cila braktisi mbledhjen. Si rezultat, për shkak të mungesës së kuorumit, mbledhja u ndërpre.

Në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, baza e tatueshme për fjetje në hotel është çmimi që paguhet për fjetje, i cili mund të shprehet si çmimi për dhomë ose çmim për person/natë. Niveli i taksës është deri në 5% të pagesës për fjetje. Ky detyrim tatimor llogaritet duke shumëzuar nivelin e taksave të miratuar nga bashkia ose komuna, me tarifën e fjetjes për një natë. Fatura e lëshuar nga hoteli përfshin tarifën e fjetjes dhe vlerën e taksës.

 

Taksa e fjetjes ne hotel

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?