Vlorë- Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.
Blutë bëjnë me dije se një taksi dhe një biçikletë janë përplasur me njëra tjetrën në rrugën ‘Dhimitër Konomi’, në vendin e quajtur Palazinë.
Shoferi i cili po drejtonte taksi është identifikuar si Adriatik Lame, ndërsa drejtuesi i biçikletës një shtetas amerikan i identifikuar si Alex Shower. Si pasojë e përplasjes ky i fundit përfundoi në spital. Pas ndihmës mjekësore 30-vjeçari u largua nga ambientet e spitalit.
Ndërkohë burime për Report Tv informojnë se pas aksidentit të drejtuesit e mjeteve dhe disa persona të tjerë janë konfliktuar me njërin tjetrin duke u rrahur me grushte dhe shkelma.
Policia ka ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar konfliktin dhe ka shoqëruar disa persona në Komisariatin e Vlorës për sqarime të mëtejshme. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar rëndë nga përplasja fizike.
“Më datë 15.07.2025, rreth orës 21:10, në rrugën “Dhimitër Konomi”, në vendin e quajtur Palazinë, ka ndodhur një aksident rrugor mes një automjeti dhe një biçiklete.
Në aksident është përfshirë mjeti me targë AE840T, i drejtuar nga shtetasi Adriatik Lame, lindur më 10.05.1967, si dhe shtetasi amerikan Alex Shower, rreth 30 vjeç, i cili po drejtonte një biçikletë.
Shtetasi amerikan u transportua me urgjencë nga ambulanca drejt Spitalit Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore. Pas marrjes së trajtimit, ai është larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje janë kryer veprimet procedurale nga Oficerët e Policisë Gjyqësore.
Sipas të dhënave paraprake, testi i alkoolit për drejtuesin e automjetit rezultoi negativ: 0.000 mg/”, njoftoi sot policia.
Komente
