Kronikë

Ofron vetëm 800 mijë lekë garanci, Apeli i Vlorës lë në burg Mihal Kokëdhimën

22 Tetor 2019, 09:46| Përditesimi: 22 Tetor 2019, 17:38

  • Share

Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në burg, Mihal Kokëdhimën i cili u bë i njohur pas sherrit me turistët spanjollw të cilët i terrorizoi duke u ngjitur mbi furgonin  e tyre, vetëm se ata kishin refuzuar porosinë. Seanca është zhvilluar këtë mëngjes në gjykatën e Apelit Vlorë me dyer të mbyllura.

Nëpërmjet avokatit  mbrojtës, Kokëdhima ka kërkuar lehtësimin e masës së 'arrestit me burg', madje burime për Repor Tv bëjnë me dije se Kokëdhima ofroi si garanci pasurore vëtëm 800 mijë lekë. Gjykata e Apelit me relator Petrit Aliajn, Skënder Daminin dhe Klodiana Gjyzari ka refuzuar kërkesën e Kokëdhimës duke e lënë në burg. Mësohet se gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, Kokëdhima ka qëndruar i heshtur duke ju përgjigjur vetëm pyetjeve që kishin të bënin me identitetin e tij.

Avokati i Kokëdhimës ka parashtruar në gjykatën e Vlorës disa raporte mjekësore të spitalit të Janinës, duke tentuar të bindë trupin gjykues se Kokëdhimës i rrezikohet jeta gjatë qëndrimit në burg, pasi sëmundja e zemrës që ai vuan, mund të sjellë përkeqësimin e shëndetit. Ndër të tjera “Shqiptarja.com” mëson se veç këtij argumenti Kokëdhima ka parashtruar në gjykatë se nuk shfaq asnjë rrezikshmëri shoqërore, pasi sipas tij menjëherë pas ndodhjes së ngjarjes lokali i tij është prishur dhe për pasojë askush nuk duhet të ketë më frikë se ai do të bëje konflikt me ndokënd. 

Mihal Kokëdhima u arrestua në datë 16 gusht, pas incidentit të ndodhur një ditë më parë (15 gusht) me turistët spanjollë pasi keta te fundit kishin refuzuar dy peshq te porositur. Kokedhima u shfaq ne një video te publikuar nga ekskluzivisht nga Report Tv, që u bë virale edhe në internet. Ne kete video 51-vjeçari qëndronte në kofano të makinës, ku udhëtonin turistët spanjollë, për rreth tre kilometra duke goditur xhamin para me dore dhe celulare.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Prifterinjte Lazaratas: 22/10/2019 16:59

    Ne prifterinjtë e famullise Lazarat i themi Kokedhimes te vije ketu në Lazarat te kerkoje azil meqenese Lazarati eshte republike me vete dhe kur të sherohet e te behet mire, do ta keshillojme qe te beje nje liber biografik dhe aty pastaj mund te permendi se si bashkeqytetaret e tij vlonjatë e shkaterruan.

    Përgjigju
  • Eh Sotir Sotirrr...: 22/10/2019 15:38

    Lereni te dali. Te shkoj ti qaj me lot dhe me qurre themelet e lokalit.

    Përgjigju
  • Monstra: 22/10/2019 14:39

    Monster Koco Kokedhimi,e monster Mihal Kokdhimi!

    Përgjigju
  • Fredi: 22/10/2019 12:58

    Si ka mundsi qe osht mren se n Vlor banditizmi shikohet si perparsi. Do jet bo no nji gabim

    Përgjigju
  • Un vlonjat, Ti pa fat: 22/10/2019 12:56

    Mbase eshte mire qe gjukata te marr vendim dhe ta denoje njehere e mire, çeshtje qe s do shum hetime/verifikime nga ana e pales gjukuse.

    Përgjigju
  • Lushnja: 22/10/2019 12:06

    Nje nga arsyet e mos celjes se negociatave eshte dhe vlonjatlleku i kokdhimerisë qe goditi turizmin

    Përgjigju
    • Prifterinjte Lazaratas: 22/10/2019 14:29

      fieraku sh e vertete. Vlonjati urren vlonjatin me shume se fierakun

    • fieraku: 22/10/2019 13:39

      Thonë qe vlonjati e lufton fierakun por ky rast tregoi se vlonjati me teper lufton vetë vlonjatin, pastaj te huajin. Nga komentet e vlonjateve gjith keto muaj del ky konkluzion.

  • Himarjoti nga Bestrova: 22/10/2019 11:07

    Gjynah efgjitete vlonjate nuk e ndihmuan po e lanë në balte . Ky ka bere shume për Vlorene e vajzat e Vlores. Gjynah e shkaterruan!

    Përgjigju
    • Himarjoti nga Bestrova: 22/10/2019 13:07

      Vlora po pse je kaq i pabesë more? I harrove cantat me ushqime të sillnin motrat në shtepi e ti luaje letra? Pse keshtu e fyen kete?

    • Vlora: 22/10/2019 12:17

      Eee ka ber shum per vloren mihali... po ke mundesi ti nga himara na i sill pak motren e vogel ketu ta pallojm cik se gjynaf e shkreta po digjet fare..sa per mihalin gabimin e beri policia qe e arrestoi me mire do ishte plumbi mbas bydhe dhe te kishte vajtur mbrapa diellit.. yyt rrace e poshter hajdutash qe shkaterriuat shqiperin njerez ordinera..

  • vlora: 22/10/2019 11:06

    ore ja merrni shpirtin zagarit ...

    Përgjigju
  • Blu: 22/10/2019 10:50

    Kalbeni ne burg zagarin

    Përgjigju
  • Felo: 22/10/2019 10:50

    Mer leket dhe mos u ndje

    Përgjigju
  • Piku: 22/10/2019 10:15

    Po lirojeni tani se zuri mend. Eshte familjar tjetri.

    Përgjigju
  • Jorgo: 22/10/2019 09:54

    Ketij personi i duhet vertetim nga spital psiqiatrik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?