Ursula von der Leyen dhe Donald Trump

Bota

Tarifat doganore SHBA-BE, liderët të pakënaqur me Von der Leyen! Marrëveshja më e keqe në histori

30 Korrik, 14:54| Përditesimi: 30 Korrik, 15:07

  • Share

Ursula von der Leyen po shigjetohet si humbëse në negociatat tregtare për marrëveshjen me Donald Trump që u prezantua këtë fundjavë nga të dy liderët pas takimit në Skoci. Presidentja e Komisionit Evropian thotë Corriere ka dalë me një staturë më të zvogëluar politike nga kjo marrëveshjeje, dhe tani i duhet të sheshojë pakënaqësitë e disa vendeve të mëdha evropiane. Polonia, Spanja, Franca dhe së fundmi Gjermania që është parë si arkitekte e marrëveshjes kanë shprehur pakënaqësi ndaj marrëveshjes.

Von der leyen mbajti kontakte të ngushta me kompanitë dhe organizatat e mëdha tregtare evropiane: automobilistike, farmaceutike, bujqësore e kështu me radhë, dhe në fund veproi sipas thirrjes unanime që vinte nga komuniteti i biznesit: mjaft, le t'u japim atyre atë që duan, nuk mund të fillojmë një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Presidentja e Federatës Gjermane të Automobilave, Hildegard Müller, deklaroi se "tarifat prej 15% do t'u kushtojnë prodhuesve të automjeteve miliarda". Dakord, por të njëjtët "prodhues automjetesh" kanë qenë mallkimi i Berlinit dhe Brukselit: nxitoni, le të gjejmë një kompromis me Uashingtonin.

Për më tepër, sektori i automobilave është i vetmi që e ka kufizuar dëmin: tarifa do të shkojë nga 27.5% në 15%. Politikanët dhe udhëheqësit e biznesit shfaqën oportunizëm në këtë rast, mbi të gjitha kancelaria gjermane që e ka shtyrë von der leyen për dialog me Trump. 

Strategjia rezultoi një dështim. Disa brenda Komisionit po reflektojnë mbi mundësinë e veprimit ndryshe në prillin e kaluar. Ideja është të mos vendoseshin kundër tarifa, por duke penalizuar, në vend që të përjashtojnë, gjigantët dixhitalë amerikanë, nga Google te Meta apo sektorin financiar amerikan, i cili korr fitime në Evropë.

Për këtë Von Der Leyen nuk u përpoq dhe plani eci gjithnjë e më tej në rrugë të gabuar duke gjetur veten në fund të korrikut, në një pozicion shumë të vështirë negociues. Për momentin, ajo mbetet e pakërcënuar ne pozitën e saj pasi sipas të përditshmes italiane Corriere, Merz, Macron, Meloni dhe të tjerët, nuk duan t'i shtojnë një krizë institucionale traumës së shkaktuar nga ndoshta marrëveshja më e keqe në historinë e Bashkimit Evropian.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?