Europa ka humbur afro 890 miliardë dollarë në më pak se tre orë tregti, sipas të dhënave më të fundit nga tregjet. Kjo shifër tronditëse përfaqëson bilancin provizor të sesionit të ditës së sotme, me indeksin Stoxx 600 që ra me 5,86%. Humbje të ndjeshme janë regjistruar edhe në bursat kryesore evropiane: Milano humbi 6,17%, Frankfurti 5,68%, Parisi 5,56%, Madrid 5,33% dhe Londra 4,52%.
Kriza në tregje është thelluar pas një "të hëne të zezë" në Europë, ndërsa tensionet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës po rriten ndjeshëm. Vetëm gjatë tre ditëve të fundit janë fshirë rreth 9.500 miliardë dollarë nga bursat globale, sipas një përllogaritjeje të publikuar nga Bloomberg, që përfshin edhe rëniet e mëngjesit të sotëm në bursat aziatike dhe evropiane. Vetëm Wall Street ka humbur rreth 5.000 miliardë dollarë në vlerë tregtare mes ditës së enjte dhe të premte dhe pritet të pësojë edhe një tjetër rënie gjatë ditës së sotme.
Në një postim të fundit në rrjetin social Truth, ish-presidenti amerikan Donald Trump e komentoi situatën duke u shprehur: Çmimet e naftës janë në rënie, normat e interesit janë në rënie (Fed-i duhet t’i ulë më shpejt!), çmimet e produkteve ushqimore janë në rënie, nuk ka inflacion dhe SHBA po grumbullon miliarda dollarë në javë nga vendet që abuzojnë me tarifat doganore ekzistuese.
Trump shtoi se Kina, të cilën e cilëson si "abuzuesin më të madh", ka rritur tarifat me 34%, pavarësisht paralajmërimit të tij për të mos ndërmarrë masa kundërpërgjigjeje.
“Kanë përfituar mjaft për dekada nga Shtetet e Bashkuara! Udhëheqësit tanë të mëparshëm janë për t’u fajësuar që lejuan këtë situatë,” – deklaroi ai, duke përfunduar me parullën e tij: “Make America Great Again!”
Në këtë klimë të tensionuar, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zhvilloi takime me përfaqësues të industrive të çelikut dhe metaleve për të diskutuar ndikimin e tarifave amerikane.
“Këto konsultime na ndihmojnë të përcaktojmë një përgjigje efektive nga BE. Do të qëndrojmë në kontakt të ngushtë për të siguruar që interesat e tyre – dhe të gjithë BE-së – të mbrohen në mënyrë të përshtatshme,” – tha von der Leyen.
Pasdite, ajo do të zhvillojë një raund të dytë takimesh me sektorin automobilistik, ndërsa nesër pritet të takojë përfaqësuesit e industrisë farmaceutike.
Ajo ritheksoi se Bashkimi Evropian është i përgatitur për kundërmasa për të mbrojtur interesat e veta, duke theksuar se BE ka propozuar eliminimin e tarifave për mallrat industriale në mënyrë reciproke me SHBA-në.
“Jemi gati për negociata,” – shtoi presidentja e Komisionit.
Ndërkohë, Trump përpiqet të qetësojë amerikanët.
“Shtetet e Bashkuara kanë mundësinë të bëjnë diçka që duhej bërë DEKADA më parë. Mos u tregoni të dobët! Mos bëni panik! Jini të fortë, të guximshëm dhe të durueshëm – dhe madhështia do të vijë si rezultat!”
Lajmi në përditësim...
Donald Trump ka shpallur një përshkallëzim të ri të tarifave doganore kundër Kinës, pasi Pekini ka vendosur tarifa të barabarta prej 34% si kundërpërgjigje ndaj atyre të vendosura nga Shtëpia e Bardhë dhe “pavarësisht paralajmërimit tim se çdo vend që hakmerret ndaj Shteteve të Bashkuara duke vendosur tarifa shtesë, do të përballet menjëherë me tarifa të reja ndjeshëm më të larta, përveç atyre fillestare”.
“Prandaj – shkruan ai në rrjetin social Truth – nëse deri nesër, më 8 prill 2025, Kina nuk tërheq rritjen e saj prej 34% ndaj abuzimeve tregtare që kanë qenë prej kohësh në fuqi, Shtetet e Bashkuara do t’i vendosin Kinës tarifa shtesë prej 50%, duke filluar nga 9 prilli. Për më tepër, të gjitha bisedimet me Kinën që lidhen me takimet e kërkuara prej tyre me ne do të ndërpriten! Negociatat me vendet e tjera që kanë kërkuar takim do të nisin menjëherë.”
Shtëpia e Bardhë
Shtëpia e Bardhë ka mohuar menjëherë deklaratat e Kevin Hassett, këshilltar ekonomik i Trump-it, i cili kishte lënë të kuptohej mundësinë e një ndalese 90-ditore të tarifave.
“Është një lajmi i rremë” është mesazhi që ka ardhur nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me deklaratat e Hassett-it për rrjetin televiziv CNBC.
Donald Trump
Sipas mediave amerikane, presidenti Trump është duke shqyrtuar mundësinë e pezullimit për 90 ditë të tarifave ndaj të gjitha vendeve, përveç Kinës.
Komente

ASNJE TARIFE NUK DUHET PEZULLUAR,,,,SHTETET E TJERA KANE PERFITUAR NE KURRIZ TE AMERIKES....
PërgjigjuPO TA KISHIM TRUMPIN NE SHQIPERI,,,EKONOMIA JONE DO FORCOHEJ DHE MUND TE SHKONIM DREJT PARAMETRAVE AMERIKANE,,,I BEJME THIRRJE TRUMPIT TE NA SJELLE NJE EKONOMIST QE TE NA DREJTOJE EKONOMINE
PërgjigjuNe kurriz te amerikes kan perfitu?!Amerika te jep te dhemyshmen dhe mer te dashmen.kjo eshte shpreja e tironcave.mos na e nxirrni ameriken viktime dhe naive.po kho eshte politika e amerikes por e hitlerit te koheve moderne