Zhupa: Po silleni si Serbia me Kosovën me fëmijët tanë, Balla: E turpshme, kanë përdhunuar 20 mijë gra e vajza

19 Nëntor, 10:37| Përditesimi: 19 Nëntor, 13:54

  • Share

Deputetja e PD Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend, teksa foli për humbjen e jetës së 14- vjecarit Martin Cani në Tiranë, u shpreh se qeveria po sillet si Serbia me Kosovën me fëmijët në Shqipëri. 

'Ne nuk jemi më shoqëri nëse prësim një vdekje që të flasim për këto ngjarje. Balla u shqetësua dje nga një karasim me Serbinë. Por, po ju them një gjë, Serbia me Kosovën është sjell si po silleni ju me fëmijët tanë', tha ajo.

Teksa ju përgjigj Zhupës, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla i cilësoi këto deklarata si një turp.

‘Ke bërë një krahasim që kjo qeveri po sillet me shqiptarët si Serbia me Kosovën, po turp nuk keni. Po si nuk keni turp që krahasoni ato mijëra vrasje përdhunime, 20 mijë vajza dhe gra janë përdhunuar nga serbët dhe ju pa pikë turpi thoni që ne po sillemi si serbia në kosovë. Kjo është e rëndë historia na gjykon për çdo fjalë që themi në këtë sallë. Kishtei varë dje një flamur të një shteti tjetër dhe kam kërkuar që të hiqet ai, por Shqipëria jonë do ta bëjë Shqipërinë atëntare të be dhe ne brenda 2030 do të jemi anëtarë të be, ju keni mundësinë që të behni pjesë e këtij rrugëtimi, por kjo qssje që keni ju kuindër vndit nuk ju bënë kurrë europian. Si keni humbur këtë qasje do të humbni edhe zgkjedhjet e majit 2025’, tha ai.

Taulant Balla u shpreh në Kuvend se opozita është duke e përdorur vdekjen e 14 vjeçarit Martin Cani pranë shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’ në Tiranë, për debat poltik. 

‘Humbja e jetës së atij nxënësi dhe atij djali të ri na ka prekur të gjithë. Është një përgjegjësi që na takon të gjithëve dhe bëhet me e madhe kur ngjarje kaq të rënda keqpërdoren për debat politike. Kanë 30 vite që përdoren, ti nuk kishte lindur kur ngjarje të tilla përdoren për politike zonja Zhupa. Ne kemi përgjegjësi për modelin që japim. Unë e kam bindje që na duhet një qasje tjetër sa i përket garantimit të perimetrit të sigurisë në shkolla, luftës kundër përdorimit të lëndëve narkotike dhe keqpërdorimit të rrjeteve sociale. E dashur kolege sot duhet të bëhemi bashkë për të kaluar ato propozime për sigurinë në shkolla, na duhet ti dyfishojmë ndëshkimet penale ndaj atyre që shesin dhe shpërndajnë lëndë nartoktike në shkolla. Unë kisha detyrën që të raportoja për numrin e lartë të personave që shesin lëndë narkotike në shkolla dhe ju ishit kundër. Kjo ngjarje dihet që të na bëjë me përgjegjësi 5të gjithëve dhe e ftoj opozitën të thotë ne jemi gati të mbështesim të gjitha masat drastike dhe ligjore. Jeni të ftuar në komisionin e ligjeve dhe të ashpërsojmë dënimet penale që lidhen e një qasje të re të garantimit të sigurisë në shkolla. Unë kam djalin sa ishte Martini, nuk bëhet politik me vdekjen’, tha ai.

Nga foltorja e Kuvendit, Flamur Noka ka folur për një tjetër ngjarje që tronditi mbrëmjen e djeshme Tiranën, (18 nëntor) ku 27- vjeçari Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, u vra me breshëri plumbash pak pas mesnate në zonën e njohur si ‘Xhamlliku’.

Noka tha se babai i tij ish-gjyqtari Fran Prendi është hedhur në rrugë, pasi nuk ishte ‘lëpirës’.

 ‘Kolegu kërkoi 1 minute heshtje për vrasjen e 14 vjeçarit. Për atë ngjarje ka pasur informacion dhe nuk u bë asgjë.  Mbrëmë u vra djali i një ish gjyqtari që ka dhënë dënime përjete dhe dënime për kriminelë të mëdhenj, por ju e flakët në rrugë se nuk ishte lëpirës i juaj’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Kuvendi debat për vrasjen e 14-vjeçarit, Zhupa: Manastirliu të dorëhiqet, ku e çuat 'Paketën e Sigurisë' në shkolla? Balla: Mos bëni politikë, na jepni votat ta miratojmë! PD 1 minutë heshtje pa PS


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?