Kuvendi debat për vrasjen e 14-vjeçarit, Zhupa: Manastirliu të dorëhiqet, ku e çuat 'Paketën e Sigurisë' në shkolla? Balla: Mos bëni politikë, na jepni votat ta miratojmë! PD 1 minutë heshtje pa PS

19 Nëntor, 07:25| Përditesimi: 19 Nëntor, 16:58

  • Share

TIRANË- Në Kuvend pati përplasje mes opozitës dhe mazhorancës për vdekjen e 14-vjeçarit Martin Cami pranë shkollës Fan Noli në Tiranë. Deputetja demokrate Ina Zhupa ngriti tonet duke kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu. Sipas saj duhet të ketë një përgjegjës për ngjarjen e paralajmëruar, pasi sherri mes të miturve nisi brenda ambienteve të shkollës.

"Uroj që zonja Manastirliu që s’ka ardhur këtu të jetë dukë nënshkruar dorëheqjen. Kur ne kemi ngritur zërin për oficerët dhe psikologët në shkolla është zgërdhirë Mansatirliu. Paktën e sigurisë në shkolla ku e çua, te hashashi te droga që hy nëpër shkolla. Thika, biçaku kjo është paketa", tha Zhupa. 

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i ndërpreu fjalën duke thënë se po përdorte procedurën për politikë.

“Ngjarja tragjike që na ka tronditur të tërëve, e përdorët për të bërë politikë procedurën”, tha Spiropali.

Debatet vijuan pasi Zhupa përmendi paktën e sigurisë në shkolla e propozuar më shumë se një vit më parë nga Ministria e Brendshme, me ndryshime në 11 nene të Kodit Penal për ashpërsim të krimeve në ambientet e shkollave, por që nuk u soll asnjëherë në Kuvend.

Taulant Balla, i cili propozoi paketën, i kërkoi opozitës që të deklarohet pro ndryshimeve pasi mazhoranca nuk e ka shumicën e cilësuar. E ndërsa për vrasjen tha se opozita i tha se nuk duhet të bëjë politikë me këtë ngjarje të rëndë. 

“Sot kemi nevojë më shume se kurrë t’i kalojmë ato ndryshime ligjore që ashpërsojnë masat ndaj atyre që shkelin ligjet ne perimetrin e shkollave. Na duhet t’i dyfishojmë masat ndaj atyre që shkelin rregullat e qarkullimit në shkolla, t’i dyfishojmë masa penale ndaj gjithkujt që shpërndan lëndë narkotike në shkolla. Unë mendoj që kjo ngjarje duhet të na bëjë me përgjegjësi të gjithëve. Opozita duhet të deklarojë që është gati t’i miratojë këto ligje. Ne nuk e kemi shumicën e cilësuar”, tha Balla. 

Gatishmërinë e opozitës e mori nga deputeja Zheni Gjergji.

“Kur doni të sillni ligje me porosi i sillni brenda ditës, jo më ligje kaq të rëndësishme si ajo që thatë për kufizimin e mediave sociale për të rinjtë tanë, keni pasur dashamirësinë tonë e do ta keni kur bëhet fjalë për fëmijët”, tha Gjergji. 

Ndërkohë, PD kërkoi 1 minutë heshtje për vrasjen e 14-vjeçarit, por kryetarja e Kuvendit u tha se duhet të gjejnë dakordësinë për një moment tjetër kur të gjithë deputetët të jenë në sallë. Pavarësisht kësaj, ligjvënësit demokratë u ngritën në këmbë për 1 minutë heshtje. 

Çfarë përmban paketa e sigurisë në shkolla? 

Paketa për perimetrin e sigurisë në shkolla, e publikuar që në tetor 2023, propozon rritje të ndjeshme të dënimeve me burgim për 10 vepra penale që kryhen në ambientet shkollore. Çdo vepër penale që lidhet me dhunën seksuale, pornografinë, trafikimin e të miturve, mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve të zjarrit, mbajtjen apo shitjen e armëve të ftohta, shitjen e lëndëve narkotike, përshtatjen e lokalit për përdorim droge, hedhja ose braktisjen e shiringave, nxitjen për përdorimin e drogës, drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt nëse do të kryhet në ambientet shkollore do të ketë ashpërsim të dënimeve.

Krimi në këto ambiente përbëjnë rrethanë cilësuese pavarësisht nëse destinatorët e veprës apo të dëmtuarit janë persona të mitur.  Mbajtja e armëve të ftohta propozohej të dënohej nga me burgim nga 3-6 vjet, nga me gjobë deri në 3 vite që përcakton Kodi aktual penal. Kjo paketë ka mbetur peng edhe për shkak të një sipërmarrjeje të Ministrisë së Drejtësisë e cila prej kohësh po përgatit një Kod të ri Penal.

Ora 12:51
Xhixho me të zeza për vrasjen e 14-vjeçarit, fjalim në Kuvend: Atë e kemi vrarë të gjithë ne, sot na ka bërë të pavlerë

 

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ia kushtuar fjalën e saj në Kuvend vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani. E veshur me të zeza, Xhixho tha se Canin e kemi vrarë të gjithë, me sistemin që kemi ngritur, me shkollën që nuk mëson dhe edukon, me modelet që ofrohen.

"Prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra dje nga thika e bashkëmoshatarit të tij, sot janë në zi. Kobi e ka mbuluar shtëpinë e tyre, e ne të gjithëve në fakt duhet të na mbulojë turpi. Mirëpo ne nuk kemi turp. Sepse po të kishim sado pak turp nuk do të ishim këtu në këtë sallë turpi, por do të ishim e duhej të ishim në fakt atje në atë anë të rrugës pranë shkollës “Fan Noli” ku 14-vjeçarët në vend të librave, kishin në duar thika dhe vranë Martinin e vogël e thanë shpirtin e prindërve të tij.

Ne nuk kemi turp, sepse ne jemi deputetë e ministra. Jemi këtu për të folur dhe jo për të ndjerë. Pothuaj të gjithë jemi prindër. Mendoni për një moment si prindër dhe se çfarë do të bënte secili prej nesh, nëse ajo që ju ngjau prindërve të Martin Canit do të na kishte ngjarë neve?! Mirëpo fatkeqët në këtë rast nuk jemi ne, janë prindërit e Martinit të gjorë, të cilin nuk e vrau vetëm thika e bashkëmoshatarit të vet. Atë e kemi vrarë të gjithë ne. E kemi vrarë me sistemin që kemi ngritur dhe me statistikat pas të cilave fshihemi e me të cilat mburremi. E kemi vrarë me shkollën që nuk mëson dhe që nuk edukon. E kemi vrarë me modelet që ofrojmë e me të cilat mburremi.

Komuniteti, policimi, perimetri i sigurisë, marrëveshje mes ministrave, siguria në shkolla, siguria në rrugë, rendi publik e plot fraza e sllogane si këto sot janë të pavlera. Ne flasim për projekt buxhetin. Ndërsa 14-vjeçari Martin Cani akuzon. Ai sot na ka bërë të gjithëve të pavlerë. Unë më parë se të jem deputete a politikane, jam nënë. Dhe si nënë nuk kam fuqi të flas. Ju nëse keni fuqi vazhdoni e flisni për arritjet tuaja, vazhdoni e flisni për projekt buxhetin. Për prindërit e Martin Canit sot është ditë zie. Për ne është ditë turpi. Ju vazhdoni e flisni për projekt buxhetin. Martini 14-vjeçar akuzon", tha Xhixho. 

Ora 12:43
Të ndarë dhe në homazh/ Demokratët mbajnë 1 minutë heshtje për 14-vjeçarin e vrarë pa PS

Mes debateve për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, Partia Demokratike propozoi sërish 1 minutë heshtje. Deputeti Asllan Dogjani tha se shteti kë dështuar në sigurinë e fëmijëve, por jo vetëm.

Kërkesës së PD nuk iu bashkua PS, ndërsa kryetarja Elisa Spiropali iu kërkoi që të mbanin 1 minutë heshtje në një moment tjetër kur në sallë të ishin gjithë deputetët.

Por deputetët demokratë u ngritën në këmbë për 1 minutë heshtje.

Asllan Dogjani: Siç jemi njohur ndërkohë që flasim për buxhetin, dje një fëmijë u vra me thikë pranë shkollës Fan Noli. Një fëmijë i cili ishte i talentuar, futbollist, vazhdonte edhe shkollën. Prindërit e rritën deri në moshën 14 vjeç, por sot ai nuk jeton më për shkak se ka dështuar shteti në sigurinë e fëmijëve nëpër shkolla dhe jo vetëm. Do i propozoj Kuvendit 1 minutë heshtje.

Elisa Spiropali: Dogjani kjo është një ngjarje shumë e rëndë dhe tragjike për t’u trajtuar me këtë lehtësi në këtë kërkesë për procedurë. Duhet të bisedojmë në rast se vendoset për një kohë të përshtatshme. Mund të uleni, se këtu nuk janë deputetët dhe do ishte mungesë respekti për viktimën dhe familje, Mos ta përdorim për politikë të ditës, të gjejmë një kohë të përshtatshme. Duhet të gjejmë kohën kur janë deputetë. Të bëjmë thirrje që të jenë edhe deputetët.

Ora 10:57
Vrasja e 14-vjeçarit, Sula ‘shpërthen’ ndaj PS: Banda juaj në Shkodër ekzekutoi 4 veta, sot derdhni lot krokodili

 

Në debatin për vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë u përfshi edhe deputeti i PD, Dash Sula i cili i kujtoi mazhorancës masakrën me 4 të vrarë në Shkodër. Sot tha Sula derdhin lot krokodili.

“Hipokrizia juaj nuk ka fund, a vranë 4 qytetarë nga banda juaj në Shkodër, po i lëmë dy meqë qenkan njerëz që kanë problem me ligjin, po ata dy që lanë fëmijët mbrapa. U kujtua ndonjëri ju ti bëjë ngushëllim dhe derdhini lot krokodili sot sikur jeni të dhimbshëm”, tha Sula.

Ora 10:47
Zhupa i përgjigjet Ballës: Keni përdhunuar dinjitetin e shqiptarëve, s’keni pasur mundësi të dilni me armë se na kishit shfarosur

 

Mes debateve për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë, deputetja Ina Zhupa iu përgjigj ministrit Balla i cili tha po e përdorin ngjarjen tragjike për politikë.

“Ju dëgjova me vëmendje se i thatë nuk duhet të bëjmë politikë dhe folët për natë në BE për Shqipëria 2030, politikë më të madhe dhe injorante se sa kjo nuk ka. Devijo, devijo por vdekje dhe tragjedia ngelet. Nëse mendoni se do na mbyllni gojën, kompleksioni dhe ne s’do flasim harroje. Nëse Balla na thotë se keni votuar kundër, gënjen opinionin publik, të na thotë në cilin sirtar e ka arkivuar Hoxha këtë paketën. Ti je prind dhe unë jam prind, ti e ke 14 unë e kam 5, besoj na dhemb të dyve njësoj, por nëse t’i mendon se nuk ka përgjegjësi ministria e arsimit, se nuk ka përgjegjësi policia e shtetit, ata mësues e ata drejtorë, dhe gjithë ne të bashkë dhe duhet të rrimë e të heshtim siç e nisi Klodi sikur këtu s’ka ndodh asgjë. Balla po i qëndroj krahasimit, se ju keni përdhunuar dinjitetin e shqiptarëve ju s’keni pas mundësi me dalë me armë, se po të kishit mundësi na shfarosnit, na quani mbeturina, nxisni urrejtjen më shumë se çdo njeri tjetër. Turpërohuni për atë që i keni bërë Shqipërisë në çdo sektor dhe ato vrasjet janë vrasje që kanë një motivim, këtë qeveri të papërgjegjshme që po vret çdo ditë shpresën e shqiptarëve”, tha Zhupa.

Ora 10:45
Vrasja e 14-vjeçarit, Etjen Xhafaj i kthehet Zhupës: Patetizëm politik, promovoni dhunën nga mëngjesi në darkë

 

Kuvendi është përfshirë në debate për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Deputeti i PS, Etjen Xhafaj iu kthye deputetes Zhupa duke i thënë se po e përdorin vrasjen për politikë.

"Nuk jam ndjerë kurrë i turpëruar që jam në këtë sallë për mënyrën se si u soll dje kjo çështje. Si çdo prind që e mori vesh atë lajm në sallë ndërsa flisje pa pikë ndjesie. Si çdo prind që ka një djalë 14 vjeçar në shkollë kam mbajtur frymën, dhe unë e kam një të tillë 14-vjeç në shkollë. Nuk mund të marrësh përsipër të falësh ca gjëra dhe ta kthesh më patetizëm politik dhimbjen e kësaj familje. Në vend se të rrimë e të flasim si ti zgjidhim më mirë, të mendojmë çfarë të bëjmë për të zgjidhur jo të dalim aty të bëjmë patetiken nga mëngjesi në darkë. Kur nga mëngjesi në darkë promovono dhunën, nuk mund të rrish të tregosh të tjerët me gisht.", tha Xhafaj. 

Ora 10:37
Zhupa: Po silleni si Serbia me Kosovën me fëmijët tanë, Balla: E turpshme, kanë përdhunuar 20 mijë gra e vajza

Deputetja e PD Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend, teksa foli për humbjen e jetës së 14- vjecarit Martin Cani në Tiranë, u shpreh se qeveria po sillet si Serbia me Kosovën me fëmijët në Shqipëri. 

'Ne nuk jemi më shoqëri nëse prësim një vdekje që të flasim për këto ngjarje. Balla u shqetësua dje nga një karasim me Serbinë. Por, po ju them një gjë, Serbia me Kosovën është sjell si po silleni ju me fëmijët tanë', tha ajo.

Teksa ju përgjigj Zhupës, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla i cilësoi këto deklarata si një turp.

‘Ke bërë një krahasim që kjo qeveri po sillet me shqiptarët si Serbia me Kosovën, po turp nuk keni. Po si nuk keni turp që krahasoni ato mijëra vrasje përdhunime, 20 mijë vajza dhe gra janë përdhunuar nga serbët dhe ju pa pikë turpi thoni që ne po sillemi si serbia në kosovë. Kjo është e rëndë historia na gjykon për çdo fjalë që themi në këtë sallë. Kishtei varë dje një flamur të një shteti tjetër dhe kam kërkuar që të hiqet ai, por Shqipëria jonë do ta bëjë Shqipërinë atëntare të be dhe ne brenda 2030 do të jemi anëtarë të be, ju keni mundësinë që të behni pjesë e këtij rrugëtimi, por kjo qssje që keni ju kuindër vndit nuk ju bënë kurrë europian. Si keni humbur këtë qasje do të humbni edhe zgkjedhjet e majit 2025’, tha ai.

Taulant Balla u shpreh në Kuvend se opozita është duke e përdorur vdekjen e 14 vjeçarit Martin Cani pranë shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’ në Tiranë, për debat poltik. 

‘Humbja e jetës së atij nxënësi dhe atij djali të ri na ka prekur të gjithë. Është një përgjegjësi që na takon të gjithëve dhe bëhet me e madhe kur ngjarje kaq të rënda keqpërdoren për debat politike. Kanë 30 vite që përdoren, ti nuk kishte lindur kur ngjarje të tilla përdoren për politike zonja Zhupa. Ne kemi përgjegjësi për modelin që japim. Unë e kam bindje që na duhet një qasje tjetër sa i përket garantimit të perimetrit të sigurisë në shkolla, luftës kundër përdorimit të lëndëve narkotike dhe keqpërdorimit të rrjeteve sociale. E dashur kolege sot duhet të bëhemi bashkë për të kaluar ato propozime për sigurinë në shkolla, na duhet ti dyfishojmë ndëshkimet penale ndaj atyre që shesin dhe shpërndajnë lëndë nartoktike në shkolla. Unë kisha detyrën që të raportoja për numrin e lartë të personave që shesin lëndë narkotike në shkolla dhe ju ishit kundër. Kjo ngjarje dihet që të na bëjë me përgjegjësi 5të gjithëve dhe e ftoj opozitën të thotë ne jemi gati të mbështesim të gjitha masat drastike dhe ligjore. Jeni të ftuar në komisionin e ligjeve dhe të ashpërsojmë dënimet penale që lidhen e një qasje të re të garantimit të sigurisë në shkolla. Unë kam djalin sa ishte Martini, nuk bëhet politik me vdekjen’, tha ai.

Nga foltorja e Kuvendit, Flamur Noka ka folur për një tjetër ngjarje që tronditi mbrëmjen e djeshme Tiranën, (18 nëntor) ku 27- vjeçari Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, u vra me breshëri plumbash pak pas mesnate në zonën e njohur si ‘Xhamlliku’.

Noka tha se babai i tij ish-gjyqtari Fran Prendi është hedhur në rrugë, pasi nuk ishte ‘lëpirës’.

 ‘Kolegu kërkoi 1 minute heshtje për vrasjen e 14 vjeçarit. Për atë ngjarje ka pasur informacion dhe nuk u bë asgjë.  Mbrëmë u vra djali i një ish gjyqtari që ka dhënë dënime përjete dhe dënime për kriminelë të mëdhenj, por ju e flakët në rrugë se nuk ishte lëpirës i juaj’, tha ai.

Ora 10:22
Vrasja e 14-vjeçarit/ Zhupa debat në Kuvend: Ku e çuat paketën e sigurisë në shkolla, Manastirliu të dorëhiqet! Spiropali i ndërpret fjalën, deputetja bllokon foltoren

 

Deputetja Ina Zhupa ka ngritur në Kuvend ngjarjen e rëndë të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë. Zhupa kërkoi 1 minutë heshtje, ndërsa tha se ishte ngjarje e paralajmëruar se konflikti kishte nisur brenda ambienteve të shkollës ‘Fan Noli’. Zhupa kërkon dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Kryetarja e Kuvendit i ndërpreu fjalën duke thënë se i mbaroi koha për procedurë, ndërkohë që pati edhe një përplasje me Spiropalin.

“Ishte më e rëndë se ishte një ngjarje në oborrin e shkollës, ishin njoftuar mësues, oficer sigurie, kishte që të premten që ndodhte. Doja ti kërkoja këtij kuvendi 1 minutë heshtje dhe do doja të caktoja një orar që të ishim të gjithë dhe të ulnim kokën të gjithë se fajin e kjo ka qeveri. Uroj që zonja Manastirliu që s’ka ardhur këtu të jetë dukë nënshkruar dorëheqjen. Kur ne kemi ngritur zërin për oficerët dhe psikologët në shkolla është zgërdhirë Mansatirliu. Paktën e sigurisë në shkolla ku e çua, te hashashi te droga që hy nëpër shkolla. Thika, biçaku kjo është paketa. Si ka mundësi të nderuar kolegë që ne duhet ta kalojmë këtë me normalitet dhe nuk duhet të kërkojmë përgjegjës, nuk duhet të flasim, ne duhet të jemi të parët që të ngremë zërin, ju doni ta amnistoni ministren Mansatrilu dhe të amnistoni Hoxhën. Ne flasim për skandal vetëm kur ka një vdekje”, tha Zhupa.

“Ngjarja tragjike që na ka tronditur të tërëve, e përdorët për të bërë politikë procedurën”, tha Spiropali.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • idioti: 20/11/2024 00:07

    nuk behet shtete me piktore e katunare, duhen profesioniste, shkollat Jane mbush me droge e a thika, femije me celulare qe shohin porno gjitha diten, mjere kush I con femijet ne shkollat e shtetit,

    Përgjigju
  • Linda: 19/11/2024 15:36

    Zhupa kriminelja te shkarkohet nga kryetare e mediave e atyre

    Përgjigju
  • PEQINASI I VËRTET: 19/11/2024 13:12

    Për TË GJITHË DEPUTETËT NË VEÇANTI PËR HETUESIN,PROKURORIN,DHËNDËRIN E KRYE KOMUNISTIT NË OEQIN ,BESOJ QË E KUPTONI PËR KË SHKRUAJ,POR QË TË MOS LODHENI DIKE KËRKUAR JUA THEM UNË EMRIN DASH TULLACIN SULËN(QË ËSHTË SI SHABANI I FRUTA PERIMRVE TË RR.KAVAJËS HERËT)VDEKJA ËSHTË E RËNDL,POR QË TË MOS BËJNË TEATËR PARANDALIMI FILLON :-A)NGA FAMILJA, B) SHOQËRIA,C)LAGJIA,Ç)SHKOLLA,D)POLICIA. KJO E FUNDIT NHK MUND TË JETË NJË POLIC PËR FËMIJË.JANË FËMIJËT QË NËN HUNDËN E PRINDËRVE SHIJNË.FUNDI I MUNGESËS SË DISIOMINËS NË FAMILJE ËSHTË DROGA,PIJET,KURVËRIA,VDEKJA.MIS U QANI DEPUTET SE SHUMË NGA JU KENI FËMIJ,DHE MERNI MASA DHEEDUKONI FËMIJËT TUAJ DHE MBI TË GJITHA OZASV EDUKO VETVEHTEN.KUJTO KOHËN E MARRJES NË PYETIE TË RRUGAÇËVE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?