SELENICË- “Na vjen të qajmë sa herë hapim televizorin, familje shumë e mirë.” Banorët në Selenicë të Vlorës kanë qenë në sinkron për autorin e vrasjeve makabre në Itali, Taulant Malaj. Ndonëse, 45-vjeçari vrau vajzën, fqinjin e vetë Massimo De Santis 20 herë me teh çelësi dhe ka plagosur gruan, të gjithë fqinjët e përshkruajnë si familje të mirë dhe shumë të varfër.
Sipas rrëfimit të disa banorëve në fshat, Taulanti së bashku me Teftën e cila jetonte në Babic të Vlorës, bënë fejesën në atdhe dhe më pas emigruan, përkatësisht rreth vitit 1997. Banorët thonë se prej vitesh ata nuk janë kthyer në vendlindjen e tyre, dera e shtëpisë së tyre, vijon të jetë e mbyllur me dry.
“Na ka ardhur shumë keq, sa herë hapim televizorin na vjen për të qarë. Ka që në 1997 që ka ikur. Familje shumë e mirë”- tha një banore.
Disa nga fqinjët në Selenicë kanë shprehur keqardhje madje edhe janë prekur nga ngjarja e rëndë. Një banore tregoi se Taulanti është rritur në kushte shumë të vështira ekonomike, madje kishte raste që mund të kalonin edhe ditë të tëra pa u ushqyer.
“Shikonin punën e tyre, hallin e tyre, kush u jepte ndonjë kafshatë bukë. Ka 20 vjet që është martuar dhe iku, këtu bëri fejesën e më pas iku. Ata ishin familje e mirë, më erdhi për të qarë. Fukarenj, herë të ngrënë herë pa ngrënë. Tefta rrinte në Babicë. Na ka ardhur keq, se janë rritur shumë të varfër.”- vijoi banorja tjetër.
Disa të tjerë ende nuk e besojnë se kjo ngjarje ka ndodhur.
“E kemi njohur si njeri të mirë. Kanë qenë djem nga më të mirët. Taulantin se njoh, po vëllezërit e tij po. Janë diku 3-4 vëllezër. Di që kanë ikur që këtej, po se ku janë nuk e di. Nuk e prisnim diçka të tillë nga ata.”
Ka edhe nga ata që mendojnë se Taulanti mund të kishte vepruar ndryshe.
“Familje e rregullt, s’kanë qenë problematik. S’kanë pasur nivel arsimor, por të rregullt. Na erdhi keq, se mund të zgjidhej ndryshe, nuk e di ai ashtu e ka gjykuar po... fatkeqësi e rëndë.”- përfundoi një tjetër.
Si ndodhi ngjarja e rëndë
45-vjeçari xheloz, Taulant Malaj është autori i dy vrasjeve të rënda. Fillimisht vrau në hyrjen e pallatit fqinjin italian Massimo De Santis, të cilin e goditi me rreth njëzet goditje me teh çelësi. Ai u qëllua në gjoks, bark dhe kokë: nuk kishte shpëtim për të. Më pas shkoi në shtëpi për të vrarë gruan, por ishte vajza që i doli përpara babait të cilin po përpiqej ta ndalte por mbeti e vdekur. Djali 5 vjec ishte fshehur pas divanit dhe nuk u lëndua ndërsa Tefta u plagos. Ishte vetë ajo që ngriti alarmin duke njoftuar policinë që ndaluan shqiptarin ende të gjakosur.
Pas krimit të rëndë shqiptari ka xhiruar me celularin e tij një video menjëherë pas atentatit, duke filmuar fillimisht trupin e pajetë të burrit dhe më pas ka filmuar vajzën e tij dhe gruan e tij në gjendje gjysmë të ndërgjegjshme. Videoja i është dërguar nga burri një bashkatdhetari me banim në Italinë veriore i cili ka lajmëruar menjëherë policinë lokale dhe me shumë gjasa ua ka dërguar pamjet edhe personave të tjerë të identifikuar, të cilët nga ana e tyre kanë shpërndarë videon nëpërmjet internetit.
Arsyeja e këtij krimi ishte se 45-vjecari bukëpjekës shqiptar kishte dyshime se italiani dhe gruaja e tij kishin një lidhje intime.
Raportoi për Report Tv dhe Shqiptarja.com, gazetari Armand Xhelili
Massimo De Santis, Tefta Taulant dhe Jessica Malaj
Taulant Malaj
E afërmja e Tefta Malajt në Babicë të Vlorës, është prononcuar për Report Tv është shprehur e tronditur për ngjarjen e rëndë.
“Njerëz të mirë shumë. U tronditëm, ne tronditemi për ndonjë gjë të vogël jo për një njeri që vritet.”- tha ajo.
“Ne i kemi në lagje, po në përgjithësi janë njerëz të mirë. Qoftë i ati, qoftë e ëma, na vjen keq, jemi të tronditur, ne një familjarë, ajo është fatkeqësi”, tha një tjetër.
dythundrak vlore, malok ne gjeneze.
PërgjigjuJa pra qe maloket sjane me te keqij se ky labi psiqik qe as kafsha nuk e ben ate qe beri ky. Turp e faqja zeze. Plehre
PërgjigjuPer te arrdhur keq per te gjithe. Por nuk jane as lab dhe as malok Jane çoban flasin romunshe. Me pak fjal nuk jan shqiptar