Kronikë

Të akuzuar për vjedhje, vihen në pranga dy persona në Vlorë

4 Maj, 11:59| Përditesimi: 4 Maj, 13:54

  • Share

Dy persona janë arrestuar nga policia në Vlorë si autorë të disa vjedhjeve.

Në kuadër të operacionit "Trace", u vu në pranga një 40-vjeçar me inicialet A. C nga Elbasani, pasi ka kryer tre vjedhje në subjekte të ndryshme në Vlorë. Gjithashtu ka rezultuar se ky person ishte në kërkim për një tjetër vjedhje të ndodhur në Elbasan, ku dyshohet se ka vjedhur në një subjekt të llojit “tabakino”.


"Më datë 02.05.2025, ka vjedhur artikuj të ndryshëm në subjektin tregtar të një shtetasi, në lagjen “10 Korriku”. Më datë 29.04.2025, ka vjedhur një shumë parash në subjektin e një shtetasi, në lagjen “Pavarësia 2”. Po atë ditë, ka vjedhur përsëri një shumë parash në subjektin e një shtetasi, në lagjen “10 Korriku”.", njofton policia.


Ndërkohë, në kuadër të operacionit “Strike”, u arrestua një 41-vjeçar me inicialet B. Ç nga Vlora, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë një gruaje dy varëse floriri dhe çantën. 

"Ky shtetas dyshohet se më datë 02.05.2025, në lagjen “10 Korriku”, i ka vjedhur me dhunë një shtetaseje dy varëse floriri dhe çantën, në të cilën ndodheshin një shumë prej 16000 lekësh dhe sende të tjera.", njofton policia.
 

Xh.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?