Volodymyr Zelensky

Bota

‘Të arrihet paqe e qëndrueshme’, Zelensky zbardh bisedën me Trump: Diskutimet territoriale, jo pa praninë e Ukrainës

16 Gusht, 13:29| Përditesimi: 16 Gusht, 13:32

  • Share

1755343902_volodymyrzelensky.png

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se i ka thënë Presidentit Trump se sanksionet ndaj Rusisë duhet të forcohen nëse nuk ka një takim trepalësh, ose nëse Rusia përpiqet të shmangë një përfundim të ndershëm të luftës.

"Sanksionet janë një mjet efektiv," shtoi ai në një deklaratë.

Zelensky theksoi se "të gjitha çështjet e rëndësishme për Ukrainën duhet të diskutohen me pjesëmarrjen e Ukrainës, dhe asnjë çështje, sidomos ato territoriale, nuk mund të vendoset pa pjesëmarrjen e Ukrainës".

Pas bisedimeve me Trump dhe koordinimit me liderët evropianë, ai tha se pozitat janë të qarta.

"Paqja e vërtetë duhet të arrihet, një paqe që do të jetë e qëndrueshme, jo thjesht një tjetër ndërprerje mes pushtimeve ruse".

Zelensky kërkoi që vrasjet të marrin fund, të ketë një armëpushim në tokë dhe në ajër, lirimin e të burgosurve ukrainas të luftës, dhe presionin e vazhdueshëm ndaj Rusisë gjatë kohës që lufta vazhdon.

"Për sigurinë duhet të garantohet një mbështetje e qëndrueshme dhe afatgjatë, me përfshirjen e Evropës dhe SHBA," shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Trump pas takimit me Putinin: Përparim, por nuk kemi marrëveshje! Kreu i Shtëpisë së Bardhë telefonata me liderët evropianë, të BE-së e NATO-s! Zelensky të hënën në Washington (VIDEO)


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?