Simone Inzaghi, trajneri i Interit

Sport

‘Të bllokojmë Yamalin’, Inzaghi: Na duhet ndeshja perfekte, do vlerësojmë Lautaron

6 Maj, 15:01| Përditesimi: 6 Maj, 15:02

  • Share


Në prag të ndeshjes kundër Barcelonës, e cila luhet sot në orën 21:00 në Milano, trajneri i Interit Simone Inzaghi ka thënë se të tijtë duhet të bllokojnë Yamalin dhe të bëjnë ndeshjen perfekte. Kapiteni Lautaro rikthehet me grupin, por gjendja e tij do vlerësohet nga stafi deri para sfidës, paçka se projektohet nga minuta e parë.

“Duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyer, kundër një skuadre shumë të fortë që tani e njohim edhe nga afër. Na duhet të jemi të vëmendshëm dhe të kthjellët në fushë.

Për Lautaron dhe Pavard do të vendosim me stafin mjekësor dhe vetë lojtarët. Ata do na tregojnë sesi ndihen. Pavard ndihet mirë, ndërsa për Lautaron na duhet të shohim ende. Në ndeshjen e parë bëmë paraqitje të shkëlqyer, por sigurisht mund të kishim bërë më mirë. Gjithsesi ekipi bëri mirë dhe në takimin e kthimit duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Praktikisht është një finale e parakohshme, sepse barazimi lë gjithçka të hapur.

Grupi është i etur dhe po stërvitet mirë. Në fushë ndaj Barcelonës duhet një Inter i shkëlqyer. Jemi vetëm dy ndeshje larg trofeut të madh. Ndeshje të tilla janë emocionuese. Trofetë shpërblejnë punën e bërë.

Duhet të përpiqemi të mos e lejojmë Yamal që të marrë topin. Është lojtar i veçantë dhe sigurisht që do ketë dyfish në mbulim. Është një talent i jashtëzakonshëm kur ka topin dhe skuadra e kërkon kur është në vështirësi”, u shpreh Inzaghi.

Përballja e parë mes tyre u mbyll 3-3 mes spektaklit.


Lajmi kryesor:

Ndeshja e parë përfundoi 3-3, sot Interi pret Barcelonën për biletën e finales! Lautaro bashkohet me grupin, rikthehet Lewa


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?