Mentor Kikia

'Të dy kandidatët janë të importuar', Kikia komenton zgjedhjet: Problemi me kartat, përgjegjësi edhe individët! ID nuk shërben vetëm për votime

4 Gusht, 16:05| Përditesimi: 4 Gusht, 18:42

  • Share

Analisti Mentor Kikia komentoi në Report Tv zgjedhjet e deri tanishme në bashkinë e Himarës, aty ku qytetarët po votojnë për se cili do jetë kryebashkiaku i ardhshëm, Petro Gjikuria apo Vangjel Tavo. Sipas Kikias, bëhet fjalë një bashki të vogël dhe vëmendja që mori ishte më e madhe se çduhet.

'Bëhet fjalë për një proces për të zgjedhur kryetarin e një bashkie të vogël. Vetëm 5900 zgjedhës kanë marrë pjesë. Përtej këtij dimensioni ka marrë shumë vëmendje se çduhet. E para është jehona e Himarës për shkak të çështjes Beleri.

Përsëritja e zgjedhjeve pasi nuk mori mandatin ishte nje sprovë e re dhe një debutim i parë, pasi PD u rikthye zyrtarisht në ringun politik. Pasi në zgjedhjet e fundit hyri me logon e PL. Janë zgjedhje politike për të parë se kush rëndon më shumë peshën politike në elektorat, socialistët, apo opozita që kërkon të përmbys.'

Më tej Kikia shton se kemi të bëjmë me një proces të qetë deri më tani dhe për të më me interes është standardi që do vendoset me zgjedhjet e rregullta se sa emri që do qeveris Himarën.

'Zgjedhjet në Himarë morën këtë konotacion, por më shumë sesa kaq, çështja Beleri interferoi mes Athinës dhe Tiranës, krisje mes dy qeverive që u kulmua me kandidimin e Belerit dhe fitoren në PE. Për këtë arsye besoj se ka qenë zgjidhje taktike e palëve për të kandiduar figura që vijnë nga minoriteti grek, për të përcjellë mesazhin që incidenti me Belerin nuk lidhet me shtetësinë e tij por me krimin elektoral. Kjo në planin e madh.

Sa i takon votimeve, është një proces i qetë, ajo që na intereson të gjithëve është vendosja e një standardi me zgjedhjet në Himarë, më tepër se sa emri që do qeveris Himara. A do jenë zgjedhjet të qeta, a do pranohet rezultati, votimi i rregullt, të fiksohen një sëri procedurash që ta bëjnë zgjedhjet në Himarë me një standard. Ne vuajmë nga organizimi i zgjedhjeve që duan javë për të nxjerë rezultatin. Pres të shikoj standardin në Himarë, se sa fituesin.'

Në lidhje me problemin e sotëm atë të skadencave të kartave të identitetit, për shkak të së cilës shumë qytetarë nuk mund të votojnë dot, Kikia thotë se është një problem edhe i vetë njerëzve pasi ID nuk shërben vetëm për votime.

'Në shifrat e update-uara janë rreth 30%, për 5900 votues që kanë marrë pjesë në zgjedhje. Por Himara ka të regjistruar 23 mijë votues. Megjithatë çështja e ID është problem i madh pasi në një njësi të vogël, pjesëmarrja do jetë më e vogël. Nuk e di nëse do shfrytëzohet pas zgjedhjeve. Ka një lloj përgjegjësie edhe vetë individi, ID përdoret në çdo veprim që bëhet rregullisht, mund të shkosh në bankë, sigurime shoqërore.

Këtyre njerëzve skadenca e ID më duket e paparanueshme. Kur nuk votojnë dhe merr kundërshtime politike. Është e tepërt për tu konsideruar si problem. Do ishte e papranueshme nëse do votonin qytetarë që i kanë skaduar ID. Nëse dokumenti jot ka skaduar nuk mund të votosh. Karta e identitetit është pronë e qytetarit. Vetë partitë duhet të ishin treguar më të kujdesshme gjatë fushatës. Duhet të pyesnin nëse janë në gjendje të votojnë apo jo. I kanë dokumentat e nevojshme.'

Sa i përket kandidatëve, Kikia thekson se do preferonte një kandidat vendas të Himarë, që i njeh problemet e banorëve dhe jo i importuar nga Tirana politike.

'Do dëshiroja që për zgjedhjet vendore kandidatët të jenë banorë vendas. Por konjukturat politike janë në qendër dhe kandidatët importohen. Një banor vendas do ishte më i pranueshëm sepse njeh problemet. Kur kryetari i bashkisë importohet me zgjedhje politike, fillon ngarkesa politike që marrin zgjedhjet vendore. Të dyja kandidatët janë të importuar.'

Fushata ka qenë në kushtet e normalitetit dhe kjo mund të çojë në një pjesëmarrje edhe më të lartë orët e mbetura në këto zgjedhje.

'Të dy kanë dëshmuar një fushatë të qetë elektorale, pa histeri. Fushata më e madhe është bërë në Tiranë. Pasi kandidatët kanë qenë të zhveshur nga lufta që e karakterizon politikën shqiptare. Kjo mund të ketë ndikuar në uljen e tensioneve. Janë interesat e mëdha politike që i nxisin i shtyjnë. Nuk ka ndodhur gjatë fushatës. Zgjedhjet janë zhvilluar me një frymë normale. Ai numri i vogël i njerëzve ka votuar. Të tjerët e kanë mendjen te sezoni turistik. Kjo lloj fryme ka ndikuar në pjesëmarrjen në votime. Me gjasë gjatë pasdites mund të shkojë deri në 35%.'

Gjithë problem me Himarën, sipas Kikias ka ardhur pas kandidimit të Belerit vitin e kaluar nga opozita. Nëse ai nuk do kandidohej, nuk do kishte çështje në Himarë.

'Në zgjedhjet e Himarës nëse nuk do ishte kandiduar Beleri, nuk do kishte asnjë çështje në Himarë. Jo se është grek, por ka një histori shumë të ngarkuar. Me gjithë atë që ndodhi, duket sikur opozita i kishte detyrim PBDNJ dhe i mbeti besnik që çoi në kandidimin e Belerit. Mendoj se nuk është kurrkund problem se kandidati është me kombësi greke. E shikoj nga vlerat njerëzore. Në Britani kryeministri është indian. Ne bëhemi krenar se si një shqiptare bëhet deputete në Suedi. Duhet të çlirohemi nga këto makthe.'

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?