Mediat iraniane raportojnë për arrestimin e disa personave, të akuzuar për spiunazh për agjencinë izraelite të inteligjencës Mossad dhe planifikim sulmesh në tokën iraniane. Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, një i huaj u ndalua në qytetin portual të Bushehrit ndërsa filmonte një zonë të ndjeshme bërthamore dhe u akuzua për bashkëpunim me inteligjencën izraelite.
Tasnim raportoi gjithashtu zbulimin, në qarkun e Baharestanit (në periferi të Teheranit), të një "ekipi terrorist" të lidhur me Mossad-in. Sipas agjencisë, mikro-dronë, eksplozivë dhe sisteme komunikimi dhe synimi u gjetën brenda një automjeti.
Sipas Morad Moradi, guvernatorit të përkohshëm të zonës, qëllimi i grupit ishte të kryente "operacione të gjera vetëvrasëse në zona të dendura me popullsi" për të "shkaktuar panik dhe për të destabilizuar sigurinë e brendshme".
Një tjetër media raportoi arrestimin e katër personave në Isfahan të dyshuar se punonin si "mercenarë" për Izraelin.
Lajmi kryesor:
Sulme të reja në Teheran, shkatërrohet selia qendrore e Sigurisë së Brendshme! Khamenei: S’dorëzohemi kurrë! Nëse SHBA sulmon, do ketë pasoja të pariparueshme (VIDEO)
Xh.D/ReportTv.al