Të gjithë drejt bregdetit! Trafik i rënduar në Vlorë, më shumë se 2 orë për të shkuar në Orikum! Akset më problematike (VIDEO)

2 Korrik 2022, 10:37| Përditesimi: 2 Korrik 2022, 10:55

  • Share

Kjo fundjavë e parë e korrikut ka rikthyer sërish trafikun e rënduar në rrugët e qytetit të Vlorës. Të gjithë drejt bregdetit kryesisht pushues nga qytete të ndryshme ka bërë që Vlorë të tejmbushet nga automjetet.

Aksi më problematik momentalisht mbetet Transballkanike që ka përqëndrimin më të lartë të automjeteve por edhe shëtitorja Lungomare si dhe aksi nga Uji Ftohtë deri në Orikum.

Dyndja drejt bregdetit ka bërë që nga Hyrja e Vlorës deri në Orikum të duhen më tepër se dy orë për ta përshkruar Bypassi i Vlorës është jashtë funksionit çka bërë që sërish turistët dhe pushuesit t'i drejtohen qytetit Gjithashtu mosinformimi i tyre në lidhje me rrugën e Lumit të Vlorës ka ndikuar sërish në trafikun në qytet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?