Të huajt hapin biznese në Vlorë, kryesojnë italianët! Drejtori i Tatimeve: Interesi u rrit 2 vitet e fundit, janë mbi 130 aktivitete të reja

17 Nëntor 2023, 15:34| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 15:42

  • Share

Vlore- Luigi de Lucia është kontabilist italian me eksperiencë 20 vjeçare. Ka lënë vendin e tij dhe prej 2 vitesh e gjysmë punon e jeton në Vlorë. Dy janë arsyet që e kanë shtyrë drejt kësaj zgjedhje.

Unë jam konsulent kontabël dhe ndihmoj kompanitë në rritjen e aktivitetit të tyre. Studiova terrenin dhe pashë që Shqipëria është vend me hapa të shpejtë zhvillimi dhe vendosa këtu. Hapa zyren dhe nisa bashkëpunimin fillimisht me klientë te huaj dhe shqiptar. Kam marrë dhe familjen sepse cilësia e jetesës është e mirë. Fëmijët mësojnë në shkolla shqiptare, thotë Luigi de Lucia

Po kështu, Vitali Bandarik nga Bjellorusia tregon eksperiencen si biznesmen ne Vlore me disa fjalë shqip e më tej anglisht.

Për mua Vlora është qytet i bukur, erdha këtu 7 vite më pare. Më mirë anglisht për mua. Kam hapur një agjenci “real estate” dhe punoj me klientë të huaj dhe shqiptarë. Jam i kënaqur me biznesin dhe me jetesën. Unë tashmë jam vlonjat i vjetër” thotë Vitali Bandarik.

Drejtori i Tatimeve në Vlorë konfirmon se është rritur numri i bizneseve të huaja sidomos në fushën e turizmit.

“Jane çelur aktivitete të reja me struktura akomoduese, restorante e bare. Sot kërkesa për të marrë ambiente me qira dhe certifikifatën e rezidencës eshte shume e larte. Mbi 130 aktivitete të reja, ku investitor janë të huajt. Pjesa më e madhe janë italiane, një pjesë tjeter janë agjenci të huaja. Përpos beach bareve që mbyllen gjatë veres, të tjerat janë të hapura” thotë Sokol Kananaj, drejtor i Tatimeve Vlore

Përpos të huajve rezidentë në Vlorë ka dhe të rinj si Davide Fabbietti dhe Alesandro Rimeli, të cilët jetojnë në Ancona, por kanë hapur filialin e dyqanit te tyre dhe në Vlorë.

Ne kemi hapur biznes në Vlorë prej dy vitesh me një bashkëpunëtor shqiptar sepse ka një potencial të madh zhvillimi, tregon Davide Fabbietti.

"Ne jemi këtu në Shqipëri si distributor të sistemeve audio. Kemi gjetur klimë të mirë biznesi, ndryshe nga vende të tjera, si pershembull Tunizia" thotë Alessandro Rimeli për Report Tv. 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi Frakulla: 18/11/2023 16:45

    Merita i takon dhe Drejtorit te palodhur dhe fjalaepak te Tatimeve.Njeri i ndershem dhe puntor

    Përgjigju
  • poli: 18/11/2023 03:56

    vlora ka kapacitete te hatashme,,ajo mund te prese 10-15 milion turiste lirshem...vrtem se duhen ndertuar resorte,hotele te bukura me 5 yje..dhe lungomaret,,dhe marinat.

    Përgjigju
  • xXx: 17/11/2023 16:34

    Ndoqët vlonjatët dhe sollët breshkaxhinjtë...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?