Ekonomi
Drejt Punës

Të huajt zënë vendin e shqiptarëve të larguar! Gra e burra nga Filipinet e India të punësuar në Qendrën e Peshkimit në Orikum

22 Shkurt, 16:02| Përditesimi: 22 Shkurt, 16:27

  • Share

Indiane dhe filipineze janë punësuar në Vlorë kryesisht në turizëm dhe peshkim, për shkak se në vend mungon krahu i punës. Haxhiu, është njëri prej tyre, i cili prej 10 muajsh punon në Qendrën e Peshkimit në Orikum. Ai është i kënaqur me pagesën dhe jetesën dhe mendon të rinovojë lejen e qendrimit.

“Jam nga India dhe kam 10 muaj që punoj këtu. Aktualisht jam vetem, ndërsa familjen e kam në Indi se është e pamundur t’i marr për momentin. Puna më pëlqen këtu dhe qyteti”, tha ai.

Të huajt terheqin njëri-tjetrin në Vlorë. Këtë na e dëshmojnë dy gra nga Filipinet, të cilat mendojnë të qendrojnë gjatë në vendin tonë.

Jam nga Filipinet dhe kam 6 muaj që punoj në pastrimin dhe paketimin e peshkut. Erdha sepse më sugjeruan mikeshat e mi që kanë 4 vite që punojnë këtu. Më parë kam punuar në Hong- Kong por tani mendoj se do qendroj në Vlorë se më pelqejnë njerëzit, kushtet e punës. Paga është e mirë dhe ushqimi gjithashtu.

“Edhe unë vij nga Filipinet dhe kam punuar me parë në Hong-Kong ne sektorin e turizmit dhe peshkimit. Nuk e njihja me pare Shqiperinë por tashmë mund të them se ndihem mjaft mirë dhe e shoh të ardhmen time këtu”, - shprehen ato.

Kapiteni i anijes së peshkimit, Sherif Durmishi i cili ka punësuar disa të huaj shprehet se ata janë përshtatur me kulturen dhe gjuhën ndaj ka kërkuar përmes agjencive të punësojë edhe 7 të tjerë.

“Kam punësuar 6 të huaj, pres të marr dhe 7 të tjerë, përmes agjencive të punësimit. Janë përshtatur shumë mirë me zakonet tona dhe janë korektë në punë”, tha ai.

Numri i të huajve që zgjedhin Vloren për të punuar ka ardhur në rritje gjate viteve te fundit. Fakt që e tregojnë shiftat e Agjencisë Kombëtare të Punësimit, ku mbi 2000 të huaj kanë bërë kërkesë për t’u pajisur me leje qëndrimi unike. Kërkesat pritet të rriten gjatë gjatë periudhës së verës. Të huaj marrin leje qendrimi 6 mujore, të cilën mund ta rinojnë bazuar gjithnjë në kontratën e punës. Sektorët që po terheqin gjithnjë e më shumë të huaj janë turizmi, peshkimi, ndërtimi, fasonët.

R.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?