‘Të kemi një varr ku ta qajmë’, çfarë thoshte xhaxhai i të 16-vjeçarit për Report Tv për zhdukjen e nipit të tij

3 Qershor 2022, 16:02| Përditesimi: 3 Qershor 2022, 16:38

  • Share

 

Pas gjetjeve të eshtrave në 3 prill dhe dyshimeve se ato mund t’i përkisnin Mariglen Gjonajt, Report Tv udhëtoi drejt fshatit Fushë-Mamurras për të mësuar më shumë mbi historinë e zhdukjes së adoleshentit. Aty gjetëm xhaxhain e Mariglenit, Fran Gjonajn.

'Nipi jonë është zhdukur me 18 maj 2015. Kam shkuar në komisariat kam bërë denoncim, kam thënë se me kë ka qenë herën e fundit, kur kam dëshmuar në komisariat të Laçit. Tani u bënë 7 vjet që ne nuk dimë se ku e kemi djalin. Nga Laçi e kemi çuar dosjen tek Krimet e Rënda, ato kanë bërë hetime sepse i kam ndjekur vetë. Me vonë në 2016, ato pasi u lodhën duke hetuar, kanë marrë dosjen dhe e kanë sjellë në Lezhë dhe e kanë mbyll për mungesë provash dhe e kanë sjellë në Lezhë. Prokurori ka qenë Përparim Kulluri, oficeri i hetimit të krimeve ka qenë Arben Bucaj dhe drejtori ka qenë Besim Hajdarmataj, kam komunikuar me ato vazhdimisht. Tani dje doli një lajmi, ai babin nuk e ka se është vra në 2005 dje e thanë se dyshohet se është kufoma që mund ti përkasë Mariglen Gjonajt. Tani këtë gjë e përcakton mjeku ligjor, në përputhje me ADN e nënës së vet që e kanë marrë që atëherë. ADN e kanë në dosje. Unë mendoj se ka punuar në maksimum drejtësia, i bëj apel shtetit që nëse do ti shkoj deri në fund do të themi se ka shtet. Ne do ta pranojmë si të jetë i gjallë i vdekur, ne e pranojmë. Vetëm të zbulohet e vërteta. Është i joni nuk është i joni të dalë dhe të na thonë se kujt i përkasim. Këtë mjekësia e vulos. Po është e jona ne e pranojmë dhe e rreshtojmë me të atin atje në varr dhe e mbledhim mendjen e shkojmë i ndezim një qiri. Në atë zonë bëhet fjalë se na është zhdukur, por rrimë me shpesën se ishalla del e vërteta në dritë. Me nxjerr të vërtetën i jam mirënjohës këtij shteti.'- tha ai.

*Intervistë e zhvilluar nga Report Tv në 5 prill


Lajmi kryesor:

Identifikohen eshtrat e gjetura në Fushë-Kuqe të Kurbinit, i përkasin Mariglen Gjonajt, i zhdukur në 2015! ADN-ja u përputh me atë të mamasë së tij


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?