Viktima Gjergj Tusha

Kronikë

Vrasja e 65-vjeçarit në Lezhë, trupi dërgohet për ekspertizë në Tiranë! Dyshohet se u dhunua, më pas u qëllua me armë! Hetohet edhe pista e krimit në familje

4 Tetor, 08:23| Përditesimi: 4 Tetor, 10:17

  • Share

LEZHË- Trupi i 65-vjeçarit Gjergj Tusha, që u gjet i vdekur pasditen e së premtes pranë brigjeve të lumit Mat në fshatin Pllanë të Lezhës, është dërguar për ekspertizë të specializuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Dyshohet se fillimisht ai është dhunuar pasi ka plagë në disa pjesë të trupit dhe më pas është qëlluar me armë zjarri.

Report TV ka siguruar edhe foton e 65-vjeçarit, i cili ishte me origjinë nga Bushkashi i Matit, por jetonte në Pllanë të Lezhës. Ende nuk dihen rrethanat dhe arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por grupi hetimor po heton edhe pistën e krimit në familje pasi 65-vjeçari ishte pajisur tre herë me urdhër mbrojtjeje për shkak të problemeve me të birin. Policia ka shoqëruar dhe po merr në pyetje familjar të 65-vjeçarit, por edhe përsona të tjerë të cilët mund të kenë dijeni rreth krimit.

Në vitin 2022, ai kishte marrë urdhër mbrojtjeje për dhunë fizike dhe psikologjike, ndërsa në vitin 2023, i biri ishte arrestuar për dhunë.

Familja Tusha me origjinë nga Bushkashi i Matit dhe prej vitesh jetonin në fshatin Pllanë të Lezhës, ndërsa viktima nuk njihej si person problematik apo me precedent penal. 

Ai merrej me bujqësi dhe blegtori, ndërsa prej mengjesit të së premtes kishte humbur kontaktet me familjen. Policia u vu në lëvizje për 65-vjeçarin pasi mori një telefonatë në Sallën Operative rreth orës 14:40 nga e bija se kishte humbur kontaktet prej paradites me të atin.

Lajm në përditësim…

Xh.D/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?