Të paktën 10 persona, përfshirë fëmijë, vdiqën pas një bombardimi mbrëmjen e së premtes vonë që goditi një qytet të pushtuar nga Rusia në rajonin jugor të Zaporizhzhia.
Këtë e tha një zyrtar lokal pro-rus, duke fajësuar Kievin për sulmin. Gjithashtu zyrtarët ukrainas kanë raportuar të paktën tre të vdekur civilë nga sulmet ruse në pjesë të tjera të vendit.
Ndërsa sot shërbimet e emergjencës po përpiqen të shpëtojnë civilët e bllokuar nën rrënojat e shtëpive të tyre në Tokmak , në një pjesë të Ukrainës jugore që Moska e aneksoi në mënyrë të paligjshme, tha kreu rajonal i Kremlinit, Yevhen Balitsky.
Administrata komunale e Tokmak raportoi në Telegram se bombardimet goditën tre ndërtesa banimi. Pesë persona u nxorrën të gjallë nga rrënojat dhe 13 të tjerë u shtruan në spital,tha Balitsky.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Disa rajone mbeten pa energji elektrike! Putin synon të rindezë termocentralin Zaporizhzhia
Xh.K/ReportTv.al