Të paktën pesë viktima prej stuhisë 'Ciara' që po shkatërron Europën

10 Shkurt 2020, 17:09| Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 17:34

  • Share

Të paktën pesë persona u vranë nga stuhia Ciara që po shkatërron Europën. 

Dy gra, nënë dhe bijë, u vranë në Poloni pasi stuhia rrëzoi çatinë e një objekti në vendpushimin dimëror ‘Bukovina Tatrzanska’ afër kufirit me Sllovakinë.

Dy viktima janë shënuar gjithashtu në Francë dhe një tjetër në Gjermani.

Erërat e forta dhe rreshjet e mëdha që goditën pjesë të Europës, kanë shkaktuar dëme të mëdha në Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, Poloni, Belgjikë dhe Çeki, ku kompanitë e energjisë kanë raportuar se mbi 100 000 familej kanë mbetur pa energji elektrike. 


Lajmi kryesor:

Stuhia 'Ciara' godet Europën. Franca mbyll kullën Eifel. Ciklonet godasin edhe Italinë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?