Të rinjtë punësohen të pasiguruar, Sindikata: Turizmi, sektori më i prekur nga informaliteti

22 Korrik 2019, 17:43| Përditesimi: 22 Korrik 2019, 17:50

  • Share

Shumë të rinj që zgjedhin të punojnë gjatë sezonit turistik në zonat bregdetare punësohen të pasiguruar. Këtë fakt e konfirmon Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikolla, i cili thotë se  informalitetit është një problem i mbartur prej vitesh qe rendon mbi ekonominë shqiptare.

Duhet goditur në mënyrë institucionale, duhet goditur në mënyrë ligjore, dhe në vijëmsi. Përsa i përket problemit të verës, ne kemi kërkuar që jo vetëm të goditet informaliteti me kontrolle por së pari këto kontrolle objekt të tyre duhet të kenë kontrollin për kontrata pune. Ka kontratë individuale, ka kontratë kolektive? Informalitet kemi dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë, vecanërisht në ndërtim, sidomos firmat e vogla, firmat që bëjnë rikonstruksione, po kështu kemi në bujqësi, po kështu kemi në tregti, të vetëpunësuarit në tregti, një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk paguajnë sigurime shoqërore”-u shpreh Nikolla

Sektori i turizmit, është më i prekuri nga informaliteti, por jo i vetmi, Nikolla tha se deri tani janë konstatuar rreth 186 punonjës të padeklaruar. “Deri dje, për këtë sezon janë kapur rreth 186 punonjës të padeklaruar dhe nga këta rreth 160 janë futur në skemë. Kjo është një anë pozitive, por këta janë punonjës të përkohshëm, mund të futen në skemë dy muaj dhe mund të dalin prapë nga skema” tha Nikolla.

Të rinjtë më së shumti zgjedhin që të punësohen të pasiguruar. Duke qenë se pjesa më e madhe e tyre janë studentë dhe gjimnazistë, mendojnë se kohën e kanë përpara. Ndërkohë Kreu i qeverisë Edi Rama, rreth një jave më parë, deklaroi se ka ardhur koha për ti thënë stop informalitetit, duke paralajmëruar bizneset qe te mos abuzojnë duke kryer evazion fiskal, pasi shmangja e detyrimeve tatimore bie në kurriz të konsumatorit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?