Ibrahimaj: Bizneset me shkelje mbyllen 30 ditë! Kontrolle selektive? Nuk ka ca të nënës e ca të njerkës

22 Korrik 2019, 13:36| Përditesimi: 22 Korrik 2019, 17:50

  • Share

TIRANE  - Nga 1 korriku, në Shqipëri ka nisur një aksion i gjerë që lufton informalitetin në biznese. Në fokus të tij janë hotelet, restorantet, karburantet, sektori i ndërtimit dhe subjekte të akcizës. A janë ato të regjistruara, a lëshojnë kuptonin tatimor, a paguajnë TVSH-në dhe a raportojnë xhiron reale? Për këtë në terren kanë dalë inspektorë të Tatimeve dhe të Dogana, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahima, e emëruar në këtë detyrë një javë më parë, e ftuar në studion e Report Tv, tha se ky aksion nuk do të jetë i përkohshëm vetëm gjatë sezonit turistik, por do të zgjasë në kohë.

"Plani Operacional në luftë kundër Informalitetit ka nisur në 1 korrik, do të vazhdojë gjatë gjithë vitit. DO të ketë plan për vitin 2020 dhe për të ardhmen. Do të jetë luftë konsistente dhe e gjatë", tha Ibrahimaj.

Për drejtoreshën e Tatimeve, është goditje e fortë për bizneset që të mbyllen për 30 ditë nëse kapen me shkelje. "Është kosto e madhe që gjatë sezonit turistik të mbyllen", tha drejtuesja e Tatimeve, duke shtuar se i gjithë aksioni është për të mbështetur bizneset e rregullta.

1563795900_brahimaj4.jpg

"Nuk bëhet fjalë për dorë të hekurt, por për të mbështetur ato biznese që i paguajnë detyrimet ndaj shtetit, që i kanë punonjësit e regjistruar, që lëshojnë fatura. Ky plan është për të mbështetur edhe konsumatorin që në të gjitha rastet e paguan TVSH. Nëse paratë e këtyre konsumatorëve nuk shkojnë tek bizneset e rregullta, do të shkojnë tek bizneset iformale. Ne synojmë të nxisim edukimin e biznesit. Ka pasur gjatë gjithë vitit fushata sensibilizuese me biznesin. Ne duam të jemi prezentë dhe të shpjegojmë që bizneset duhen mbështetur dhe duhen edukuar. Kam takuar disa biznese në Himarë dhe të gjitha bizneset e rregullta kanë falenderuar mua personalisht për këtë fushatë, se disa të tjerë fuqizohen duke mos paguar taksa. Dhe e gjitha kjo bie barrë për qytetarët", tha Delina Ibrahimaj.

Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, tha se aplikacioni "Stop Informalitetit" do të shmangë korrupsionin edhe në administratën tatimore. Por për këtë - tha Ibrahimaj - duhet bashkëpunimi edhe i qytetarëve dhe bizneseve.

"Këtë luftë nuk e bën drejtoria e Tatimeve vetëm, e bën qytetari, e bën biznesi. Aplikacioni "Stop Informalitetit" do t'i shërbejë qytetarit për të denoncuar biznesit, por do t'i shërbejë edhe vet biznesit për të raportuar dhe denoncojnë rastet kur administrata tatimore mund të kenë shfaqje korruptive apo të bëjnë presion tek bizneset. Është shumë e rëndësishme që administrata të pastrohet. Kjo bëhet në bashkëpunim me biznesin, me qytetarët", u shpreh Ibrahimaj.

A do të ketë selektivitet ndaj bizneseve të mëdha të paprekshme? Drejtuesja e Tatimeve thotë se nuk do të ketë biznese "të nënës dhe të njerkës", duke shpjeguar edhe mënyrën e kontrollit të rreptë ndaj vetë inspektorëve në terren.

"Ne synojmë që informalitetin ta reduktojmë në të gjitha hallkat e tij. Fillimisht kemi filluar të operojmë me disa analiza risku që përzgjedhim bizneset për kontroll, lista që del është shumë mirë e verifikueshme pse janë këto biznese. Ndoshta kjo dukuri do të dojë një transparencë më të madhe se si përzgjidhen këto bizneseve. Ne do të dalim në terren bazuar me disa harta dixhitale, ku puna e inspektorit kontrollohet në kohë reale, dhe puna e tyre ndahet në sajë të hartës me zona të caktuara. Kontrolli do të jetë i dyfishtë dhe në këtë mënyrë do të shikojmë nëse do të ketë selektivitet. Nuk do të ketë kontrolle ku ca janë të nënës ca janë të njerkës, sepse ndryshe nuk do të luftohet kurrë", tha drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haha: 22/07/2019 14:07

    Po pra, free karburantet e Taivanit e mbeshtetjani te vobekteve. Plehra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?