'Të shpallet Vjosa Park Kombëtar'/ Rama-Metës: Sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut

25 Shtator 2020, 13:06| Përditesimi: 25 Shtator 2020, 16:24

  • Share

TIRANË- Lumi Vjosa ka përplasur sërish politikisht kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin ilir Meta. Pasi ky i fundit kërkoi që Lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar dhe ngriti shqetësimin se po ndërtohen shumë HEC-se, e menjëhershme ka qenë reagimi i shefit të qeverisë. Rama sqaroi se Ministria e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme.

"Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë", tha Rama.

Kryeministri Edi Rama bie dakord me presidentin kur thotë se e ardhmja nuk është shkatërrimi po sipas tij, Ilir Meta duhet ta kishte mbrojtur Valbonen kur ishte në qeveri ne krah te Berishes.

"Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen", shkruan kryeministri. . 

Të enjten presidenti Meta zhvilloi një tryezë diskutimi për cështjen e HEC në lumin Vjosa, ndërsa të premten ishte në Tepelenë në përuririmin e Qendrës Ndërkombëtare Shkencore dhe Kërkimore për Vjosën. Presidenti kërkoi shpalljen e Vjosës park Kombëtar pasi sipas tij do të sillte impakt pozitiv e zhvillim të qëndrueshëm për zonën dhe komunitetin e saj.

Ora 14:36
Meta- Ramës: E duam Vjosën! Arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot

Presidenti Ilir Meta nuk ka nguruar që t'i kthejë një përgjigje kryeministrit Edi Rama për akuzat e bëra për Lumin Vjosa.

"E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot", shkruan Meta.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eh: 25/09/2020 16:19

    Dhe ti vajte e bere nga zevendesin e Saliut ne zevendesin tend .Burre me namuz na dole zotrote .

    Përgjigju
  • O tej: 25/09/2020 16:11

    Ilir Meta Hajduti

    Përgjigju
  • Fatosi: 25/09/2020 16:07

    E drejte eshte kjo qe thote rama per meteb qe ta bente valbonen park kombetar,,por dhe ti rama beje vjosen park kombetar qe tia mbyllesh gojen haleve....

    Përgjigju
  • Noku: 25/09/2020 15:32

    Z. Krye minister, ne populli Po themi per Kalivac dhe Pocem qe sduhen ndertuar. Lutem, degjoji ekspertet ne nje takim se shkaterrojne zonen me sedimentimin dhe nuk shfrytwzohen me pa's 30 vitesh dhe do paguaje populli per heqjen e tyre. Plus qe nuk kane as logjike ekonomi ke, Po spo I futemi kesaj punes se duket si pastrim parash.

    Përgjigju
  • Kuq e zi: 25/09/2020 14:57

    Vjosa park kombtar... pse vetem pjesa shqiptare? Ne pjesen greke 85% e ujit devijohet ne drejtim te janines dhe per kete qeveria shqiptare ka hedhur firmen qe greqia te devijoje rrjedhen e lumit. Lind pyetja kjo firme si u dha cfar perfiton shqiperia nga kjo marrveshje dhe me kryesorja pse greqia mund te devijoje krejt rrjedhen ndersa shqiperia nuk guxon ta perdore? Une jam per nje vjose te lire vetem nese greqia zhbllokon rrjedhen e tij pra o te dy ose asnje dhe shikoni si ndryshon lobimi per mbrojtjen e tij

    Përgjigju
  • Ore: 25/09/2020 13:56

    Leri llafet ti po shpalle park Vjosen ate bej. Mbrojtje kalamajsh, po ti, po ajo.

    Përgjigju
  • Ligaci: 25/09/2020 13:55

    Ligesia e Ilir Metes eshte e shkruar ne balle,inferioriteti i tij kundrejt Rames eshte thellesisht e duksheme,ky hajdut me bllok ne dore ka mbijetuar ne saje te intrigave e dredhive te neveritshme tash 30 vjet,eshte bere me keq se Sali Krimineli.

    Përgjigju
  • Taku: 25/09/2020 13:48

    E tha mire Avokat Ngjela eshte shume rende menderisht ky palo president,Ilir Kryhajduti eshte bere fix per te trembur laraskat e lagjes sime,pale kur kercenon sa qesharak behet.

    Përgjigju
  • Hodo: 25/09/2020 13:44

    Edhe Rama vajti dhe u be be lapidar ne Valbone. I vetem e mbrojti luginen. Ca psikopati. Pytwni a ka qene ndonjehere ne Valbone

    Përgjigju
  • Likja: 25/09/2020 13:44

    O Like ziu ato qe llomotit nuk i degjon as Mona e jo me populli,je bere gazi i botes po do gjesh derman tek Qim Peka e Bes Kallaku.

    Përgjigju
  • Ervin: 25/09/2020 13:26

    Pergjigje tipike e neokomunisteve te sotshem. Hiq vemendjen nga ceshtja ne fjale, duke nxjerre zvarre raste pa lidhje nga e kaluara ose nga tjeterkund.

    Përgjigju
    • meri: 25/09/2020 14:08

      Sipas teje si duhet te ishte pergjigjia,Ty te duket pa lidhje rasti i Valbones,dhe sipas teje,sabotimet qe jan ber ne te kaluaren,duhen harruar per te mos prekur ne seder ( keta seder nuk kan patur e nuk kan)keta mafjoz.Neqoftese do ta kishe pare siç ishte Valbona ne vitet 90 ,dhe ta shikoje sot ,mbase nuk do te shkruaje budallalliqe te tilla:

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?