Të shtëna me armë në Hamburg në një mbledhje të Dëshmitarëve të Jehovait, 8 të vdekur dhe disa tjerë të plagosur

10 Mars 2023, 07:43| Përditesimi: 10 Mars 2023, 21:57

  • Share

Shtatë persona, përfshirë një foshnjë të palindur, janë vrarë nga të shtënat në një sallë mbledhjesh të Dëshmitarëve të Jehovait në qytetin gjerman të Hamburgut, Personi i armatosur veproi i vetëm dhe më vonë u vetëvra. I dyshuari, i quajtur vetëm Philipp F, thuhet se kishte "ndjenja të këqija" ndaj komunitetit fetar, anëtar i së cilës ai kishte qenë më parë.

Një video është shfaqur duke treguar atë duke qëlluar përmes një dritareje të sallës. Në një konferencë policia tha se katër burra dhe dy gra u qëlluan për vdekje. Të gjithë të vdekurit ishin shtetas gjermanë.

Tetë persona u plagosën, katër në gjendje të rëndë. Një ugandas dhe një ukrainas ishin mes të plagosurve.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e Hamburgut Alsterdorf.Një grua që ishte shtatë muajshe shtatzënë u qëllua - duke vrarë foshnjën e saj të palindur. Nëna mbijetoi.

Motivi i vrasjeve në Hamburg ende është i paqartë, por sipas të dhënave të qarqeve të sigurisë ngjarja kategorizohet si sulm individual, pasi autori i krimit ka qenë i vetëm.

Një i ri u vuri mediave në dispozicion një video amatore e momentit kur autori qëllon nga dritarja e kishës, duke vrarë disa persona. Personi i armatosur është një ish-anëtar i komunitetit fetar, i moshës midis 30 dhe 40 vjeç, raporton revista Der Spiegel.

Oficerët që hynë brenda gjetën disa të plagosur në gjendje kritike, çka shton dyshimet për rritje të bilancit të viktimave. Pamjet treguan se policia shoqëronte njerëzit jashtë sallës së mbledhjeve, disa në ambulanca. Kancelari gjerman, Olaf Scholz u shpreh thellësisht i tronditur për aktin brutal, ndërsa ngushëllime përcolli edhe ministrja e Brendshme dhe kreu i bashkisë së Hamburgut.

Edhe komuniteti i "Dëshmitarëve të Jehovait" u shpreh i tronditur pas vrasjeve në Hamburg.

“Ne po bëjmë më të mirën për t'u qëndruar pranë me ndihmë psikologjike komunitetit në vend në këtë orë të rëndë, ka thënë zëdhënësi i "Dëshmitarëve të Jehovait".

Ora 21:43
Të shtënat në Hamburg, policia foli me personin e armatosur disa javë para sulmit: S'kishte arsye për t'i hequr armën

1678481277_gjj.JPG

Personi që ka qëlluar për vdekje 6 persona në një sallë mbledhjesh të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg, Gjermani u kontrollua nga policia muajin e kaluar pasi mbërriti informacioni rreth disa shqetësimeve për shëndetin e tij mendor.

Ai bashkëpunoi me oficerët dhe nuk kishte arsye të mjaftueshme për t'i hequr armën në atë kohë, tha policia. I dyshuari 35-vjeçar, i quajtur Philipp F, kishte leje për posedimin e armës për qëllime sportive.

Ora 11:20
Masakra në Hamburg, del video nga momenti kur agresori qëllon me breshëri plumbash në qendrën e Dëshmitarëve të Jehovait

Janë publikuar pamjet nga sulmi në qendrën e Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg, ku deri tani raportohet për 7 të vdekur e disa të plagosur.

Video është xhiruar nga një dëshmitar okular i cili tregon se dëgjoi disa të shtëna me armë.

Shtatë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga sulmi, ndërsa hetimet se pse ndodhi krimi vijojnë. Policia thotë se në vendngjarje ka gjetur një person të vdekur për të cilin dyshohet se mund të ketë qenë autori.

Ora 08:34
Vrasja e disa dëshmitarëve të Jehovait të vrarë në Hamburg, Scholz: Akt brutal i dhunës

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka reaguar pas vrasjes së disa Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg.

"Disa anëtarë të komunitetit Jehova dje në mbrëmje janë bërë viktimë e një akti brutal të dhunës, mendimet e mia janë tek ata dhe të afërmit, si dhe tek forcat e sigurisë dhe shpëtimit që kanë kaluar një natë të rëndë", ka shkruar Scholz në Twitter.

Edhe ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser u shpreh "e tronditur për dhunën e tmerrshme në komunitetin e Dëshmitarëve të Jehovait në Hambug".

"Mendimet e mia në këtë orë të rëndë janë tek viktimat dhe të afërmit e tyre, tek anëtarët e komunitetit dhe forcat e sigurisë." Faeser ka theksuar se "punohet me intensitet për të zbuluar sfondin e këtij akti."

Kreu i bashkisë së Hamburgut, Pete Tschentscher shkruan se njoftimet nga Alsterdorf janë tronditëse. "Ngushëllimet e mia të thella për të afërmit e viktimave." Forcat e sigurisë po punojnë me intesitet të lartë për zbardhjen e ngjarjes, shkroi Tschentscher.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Feride: 10/03/2023 08:51

    Shpresojme qe vrasesi te mos kete vdekur dhe mundesisht te beje nje xhiro me pushke ne dore dhe ktej nga komuniteti albanez i jehovait

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?