Vrasja e disa dëshmitarëve të Jehovait të vrarë në Hamburg, Scholz: Akt brutal i dhunës

10 Mars 2023, 08:34| Përditesimi: 10 Mars 2023, 08:36

  • Share

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka reaguar pas vrasjes së disa Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg.

"Disa anëtarë të komunitetit Jehova dje në mbrëmje janë bërë viktimë e një akti brutal të dhunës, mendimet e mia janë tek ata dhe të afërmit, si dhe tek forcat e sigurisë dhe shpëtimit që kanë kaluar një natë të rëndë", ka shkruar Scholz në Twitter.

Edhe ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser u shpreh "e tronditur për dhunën e tmerrshme në komunitetin e Dëshmitarëve të Jehovait në Hambug".

"Mendimet e mia në këtë orë të rëndë janë tek viktimat dhe të afërmit e tyre, tek anëtarët e komunitetit dhe forcat e sigurisë." Faeser ka theksuar se "punohet me intensitet për të zbuluar sfondin e këtij akti."

Kreu i bashkisë së Hamburgut, Pete Tschentscher shkruan se njoftimet nga Alsterdorf janë tronditëse. "Ngushëllimet e mia të thella për të afërmit e viktimave." Forcat e sigurisë po punojnë me intesitet të lartë për zbardhjen e ngjarjes, shkroi Tschentscher.


Lajmi kryesor:

Të shtëna me armë në Hamburg në një mbledhje të Dëshmitarëve të Jehovait, 8 të vdekur dhe disa tjerë të plagosur


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?