Kronikë

Ekzekutimi i dytë brenda 10 ditësh në Vlorë! Qëllohet me 15 plumba i riu, sapo ishte kthyer nga Spanja! Kushëriri i tij u zhduk 3 vite më parë! Autorët djegin makinën, brenda gjenden armë (VIDEO)

21 Maj 2021, 21:44| Përditesimi: 21 Maj 2021, 23:39

  • Share

Vlora është tronditur sërish nga një ekzekutimi në mes të qytetit, ndërkohë që rrugët ishin ende të populluara nga njerëzit. Delon Troqe, 38 vjeç, nga Vlora, është ekzekutuar para derës së biznesit të tij rreth orës 21:30, ndërkohë që me të ndodheshin edhe familjarët, britmat e të cilëve dhe ulërimat rrëqethën kalimtarët, të cilët lajmëruar menjëherë policinë. Ndaj 38-vjeçarit, i cili sapo ishte kthyer nga Spanja është qëlluar mbi 15 herë me breshëri kallashnikovi nga dy persona, ndërsa një plumb që e ka prekur në kokë dyshohet të ketë qenë fatal për të. Ky është ekzekutimi i dytë që ndodh në qytetin e Vlorës brenda 11 ditëve, ku më 10 maj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në makinën e tij 40-vjeçari, Bledar Birçaj, i cili gjithashtu nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Spanja.

Autorët janë larguar me makinën tip Audi me targa të vjedhura në drejtim të lagjes 10 korriku dhe më pas drejt zonës së Sherishtës së Vlorës, ku dhe dogjën mjetin. Mjeti është djegur plotësisht ndërsa brenda tij janë gjetur edhe 2 armë tip kallashnikov, që mendohet se janë përdorur gjatë ekzekutimit të 38-vjeçarit.

Troqe ishte pronar i një servisi makinash në lagjen 'Pavarësia', ndërsa më herët para se të hapte servisin e tij, 38-vjeçari punonte me turiste me gomone duke i dërguar në Karaburun ose ishullin e Sazanit. Delon Troqe ishte kushëri i Ervis Troqes, i zhdukur tre vite më parë, në verën e vitit 2018 në Vlorë.

Delon Troqe është një person me precedent të mëparshëm penal, para pak ditësh ishte përfshirë në një sherr me mjete të forta në qytetin e Vlorës, ndërsa ka qenë i përfshirë edhe në sherre të ndryshme kohë më përpara. Pistë hetimi për policinë janë pikërisht këto sherret dhe konflikte të mëparshme, por edhe veprimtaria e tij në Spanjë, nga e cila kishte vetëm dy javë që ishte kthyer.

Për zbardhjen e plotë të ngjarjes policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë, ndërsa ka ngritur disa postblloqe në hyrje dhe në dalje të qytetit për kapjen e autorëve. Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa persona, të cilët ishin të pranishëm gjatë ekzekutimit të 38-vjeçarit.

Ora 23:09
U ekzekutua me breshëri kallashnikovi, viktima në Vlorë ishte baba i një djali, dy pistat ku po hetohet vrasja e 38-vjeçarit

1621627731_delontroqe.jpg

38-vjeçari që mbeti i vdekur mbrëmjen e sotme nga një atentat i mirëorganizuar, ishte babai i një djali të vogël. Ndërkohë Report Tv mëson edhe 2 pistat e mundshme ku po heton policia në lidhje me ngjarjen.

Nga të dhënat e deritanishme, thuhet se viktima ka pasur një sherr pak ditë më parë me sende të forta, ku një person ka mbetur i plagosur. Ndërkohë një tjetër pistë dyshohet se mund të ketë lidhje me ndonjë konflikt që viktima mund të ketë pasur në Spanjë, pasi kishte pak ditë që ishte kthyer prej andej.

Ora 22:59
U vra sot me breshëri kallashnikovi, kushëriri i tij i zhdukur tre vite më parë në Vlorë

Delon Troqe, i cili u vra mbrëmjen e sotme, është kushëriri i Ervis Troqes, i zhdukur tre vite më parë, në verën e vitit 2018 në Vlorë, mëson Report Tv.

Ervis Troqe, 26-vjeç nga qyteti i Vlorës, rezulton ende i zhdukur, që prej datës 19 korrik të vitit 2018. Në atë kohë Ervis Troqe, sapo ishte kthyer nga Belgjika se bashku me Albano Xhaferrin, edhe ky i zhdukur në atë vit.

Siç rrëfyen familjarët ai u largua me një automjet tip “Mercedes-Benz” dhe prej atij momenti fati i tij nuk dihet. ‘Dua një eshtër ku ta qaj!’, kështu rrëfeu pak kohë pas zhdukjes në një intervistë për Report TV, babai i Ervis Troqes, i cili tha se nuk ka shpresa që ai të gjendet i gjallë.

Ervis Troqe i zhdukuri
Ora 22:56
Ekzekutimi në Vlorë, brenda makinës së djegur me targa të vjedhura janë gjetur 2 kallashnikovë që janë përdorur nga autorët

1621663888_kallashj.jpg

Brenda makinës së djegur që dyshohet se është përdorur nga 2 autorët që ekzekutuan Delon Troqen, janë gjetur edhe 2 armë kallashnikovi. Dyshohet se armët janë përdorur për ekzekutimin e 38-vjeçarit.

Makina tip Audi me traga te vjedhura është djegur plotësisht nga autorët në Sherishtë të Vlorës.

Ora 22:44
Viktima ishte pronar i një servisi makinash, më herët punonte me turistë me gomone

1621629400_vrasjavlore.jpg

Delon Troqe ishte pronar i një servisi makinash, ndërsa më herët para se të hapte servisin e tij, 38-vjeçari punonte me turistët me gomone duke i dërguar në Karaburun ose ishullin e Sazanit.

Ora 22:40
Humbi jetën në spital, familjarët e Delon Troqes dhunojnë me grushte mjekun e Reanimacionit

Pas ekzekutimit me 15 plumba të 38-vjeçarit Delon Troqe mbrëmjen e sotme në Vlorë, familjarët e tij kanë dhunuar një mjek reanimacioni.

Viktima u dërgua në spitalin e Vlorës, por nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë të afërmit e viktimës, të cilët kanë shoqëruar në spital 38-vjeçarin kanë qëlluar me grushte mjekun e reanimacionit, shtetasin M.B, pasi ai ndërroi jetë.

Ora 22:33
U vra me breshëri kallashnikovi, 38-vjeçari sapo ishte kthyer nga Spanja! Policia shoqëron disa persona

Delon Troqe, 38-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Vlorë, kishte vetëm dy javë që ishte kthyer nga Spanja.

Sakaq policia ka shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Ora 22:17
‘O Delon, o Delon’ familjarët shpërthejnë në ulërima dhe britma pas ekzekutimit të të riut, viktima i shtrirë në tokë (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamjet pak pas ekzekutimit të 35-vjeçarit Delon Troqe. Viktima shihet i shtrirë në tokë, ndërkohë që familjarët e tij shpërthejnë në ulërima dhe duke u shkrehur në lot.

‘O Delon, o Delon’, thërrasin familjarët e tij.

Ora 22:09
Ja kush është i ekzekutuari me mbi 15 plumba në Skelë të Vlorës

1621627731_delontroqe.jpg

Viktima Delon Troqe

Report Tv ka siguruar foton e të ekzekutuarit Delon Troqe 35 vjeç  me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e sotme në Skelë të Vlorës.   

Ora 22:03
Gjendet një makinë e djegur në Vlorë, dyshohet se u përket dy autorëve që ekzekutuan 35-vjeçarin (VIDEO)

Një makinë është gjetur e djegur në Vlorë, në Sherishtë, pas ekzekutimit të një Delon Troqes. Dyshohet se makina e djegur u përket dy autorëve. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Komento

Komente

  • @Niku: 22/05/2021 11:02

    Niku je i sakte dhe te mendosh qe dhunuan Mondin qe i vrane djalin vjet te 7 pallatet dhe s.di ku eshte vet

    Përgjigju
  • Ardi: 22/05/2021 07:54

    Pamje si ne Brazil apo Kolumbi keto te Vlores.Pune malli ndaj vriten sepse shteti meret vetem me lungo maren dhe ca gjera fasade ndersa krimi ka kapur shifra alarmante ne Vlore.E te mendosh pastaj cfare mund te ndodh ne mes te korrikut apo gushtit me gjysem milioni turist ne dite nje ngjarje e tille ne bulevard do ishte fatale dhe e temerrshme .Me beri pershtypje ne video viktima ndodhej i shtrire dhe nje cun me bluz te bardhe shan nga motra dhe godet dike qe nga veshja duket si polic.Kjo eshte dicka uleritese plus qe kur kane shkuar ne spital kane shoket apo familjaret kane rrahur mjekun kjo eshte skandaloze e tera kjo ne sy te kamerave dhe shtetit.

    Përgjigju
  • Niku: 22/05/2021 07:44

    Po me mjekun cpatet o rrac qira ....sini te zotet te vrisni ata qe nje ua hengren para tre vjetesh fhe nje mbrem

    Përgjigju
  • Makron: 22/05/2021 07:12

    Policia shqiptare i ka shpallur luft njerzeve te urte dhe fukarenjeve, baj e fut gjoba. O Ed shif i çik trimat me uniform se aty ku duhet nuk jan kurr

    Përgjigju
    • francezi: 22/05/2021 12:03

      pse cfar do ti o makronqe ti vej police mbrapa cdo personi qe ti ruaj bythen gjith atyre qe meren me pun te pista?kush i hyn asaj rruge i del vet zot vetes.policija ti ndaloje kur cajne mes bulevardit me makina te shtrenjta ...e jo ti veri bodigarda atyre

  • dajana: 22/05/2021 06:58

    ORE JU VLONJATET,,A JENI NE TEREZI...CFARE BENI MOR HAJVANE QE VRISNI VELLEZERIT TUAJ....

    Përgjigju
    • Vlonjati: 22/05/2021 13:54

      Qetesohu o motra ,ti je mire vete??? Ate bej .shiko veten

  • Shkodrani St: 22/05/2021 05:08

    Po kto knej nga jugu ca kane kshu qe vriten si derra per dite?!Mos na shani me shpellare se ne vlore shpellaret tuaj se perballojne diellin e veres...

    Përgjigju
    • Goni: 23/05/2021 08:55

      O Malok, ik mos na ruaj k...n

    • Arben: 22/05/2021 11:45

      Po ti si të erdhi ? Ilaçet i ke pir ti? Çpun ka jugu dhe veriu këtu? Aty kan ndodh një vrasje dhe pik. Duhet hetuar pik. Nuk ka rendesi ne vlore apo ne shkoder pik Pershendetje

  • Iris: 22/05/2021 00:34

    Ketu ku jetoj une kane nje shprehje e shqiperuar eshte: << Ti shtrihesh ne krevatin qe ke pergatitur vete .>> Edhe ky zoteria,per cfaredo arsye qe pati,e pergatiti vete shtratin e tij.

    Përgjigju
  • Drejtesi e cunguar: 22/05/2021 00:18

    Vrasin sepse e dine qe dhe po u kapen do ja hedhin drejtesise. Nuk e di perse eshte vrare ky djali por dhe nuk e justifikoj vrasjen e askujt qe nuk ka vrare. Vrasja eshte akt prej burracaku dhe keta trima qe nxjerrin pushke ne mes te Vlores duhen tredhur njehere e mire. Nuk mund te vazhdoje keshtu pafund kjo situate sepse eshte e tmershme. Ata qe dhunuan mjekun ne krye te detyres te arestohen dhe denohen 3 vite sipas ligjit, nuk e justifikon dhimbja dhunen ndaj mjekut dhe askujt qe nuk eshte pergjegjes per krimin. Nese ligji zbatohet edhe per keto gjera " te vogla" ne dukje atehere dhe vrasje do kemi me pak. Ngushellime familjes!

    Përgjigju
    • Eri: 22/05/2021 08:06

      shiko ne video viktima shtrire ne toke dhe ky cubi me bluze te mardhe shan nga motra dhe godet policin me grushta ne sy te kamerave.

  • Miri: 22/05/2021 00:04

    Sa te jet Artjoni qe mbledh vec gjobat e hashashit vlora do mbledhi kufomat. Policia qe duam.

    Përgjigju
    • Colja: 22/05/2021 13:57

      Po jo Artjoni vlla jo. Eshte Viktori i Faqefjegurit per gjobat. Por se besoj se ky ka qenë pjese e tyre

  • Soni: 21/05/2021 23:49

    Koli koli dil nga vrima se po vin cunat trima

    Përgjigju
  • Doktor: 21/05/2021 23:11

    Po me Mjekun reanimator c'patën?! Të gjejnë ata që jua vranë njeriun e tyre e të bëjnë trimat, jo me mjekun në krye të detyrës.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 21/05/2021 23:10

    Cpo behet keshtu vriten per dite po behet si 97

    Përgjigju
  • tini: 21/05/2021 23:08

    ca ka ber ky??

    Përgjigju
  • goni: 21/05/2021 22:48

    vlora citta di bestie.....

    Përgjigju
  • Vlonjati: 21/05/2021 22:17

    Elvisi kushuriri i tij u zhduk para dy vitesh. Varja ka mbaruar ai vend

    Përgjigju
    • vlora: 22/05/2021 12:10

      o H.h shif ne youtube per bandat ne vlore dhe do dali dhe historija me vidjo e kusheririt qe hipen ne makine e nuk u gjend me.aty thon kush e donte ta zhdukte

    • Vlonjati 2: 22/05/2021 04:58

      Nese ti jeton ne vlore e di shum mire pse vriten. A duhen vrare? Per mua jo, duhen hetuar e denuar por fakti eshte qe nuk jan njerez te kulluar. Ndryshe ky quhet larje hesapesh

    • H.h: 21/05/2021 22:54

      Po me cfare i kane problemet kto? Kush ja ka zhduk kusheririn ?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?